Vrasja në Elbasan/ Policia sekuestron furgonat me xhama të zinj të PD-së

21/04/2021 19:14

Policia ka sekuestruar furgonat me xhama të zinj të PD-së pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Tre makina të PD-së dhe një pa targa janë sekuestruar nga policia.

Kujtojmë se  konflikti ka nisur nga grupe të PS dhe PD në qytetin e Elbasanit, si një ndër zonat më të nxehta parazgjedhore dhe atë të ditës së zgjedhjeve.

Fillimisht ka qëlluar Arbër Papleka, i cili ka lënë të vrarë Pjerin Xhuvanin e më pas ka qëlluar me armë edhe Klement Xhaferri, që është shpallur në kërkim. Në krye të PD-së ka pasur edhe ish policë në lirim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel