Manchester City afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin titull në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 1-2 në Villa Park ndaj Aston Villas në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit duke e thelluar sërish në 11 pikë avantazhin ndaj Manchester United të vendit të dytë, edhe pse duhet theksuar që Djajtë e Kuq kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Sfida në nisi në malore për Citiziens të cilët u ndëshkuan që në minutën e parë nga goli i McGinn që i dha avantazhin Villas. Por reagimi i Manchester City-t erdhi shpejt, pikërisht me Phil Foden në minutën e 22-të, me talentin anglez që gjeti golin pas asistit të Bernardo Silvas.

Golin e fitores dhe të 3 pikëve, për ekipin e Guardiolës e realizoi mesfushori spanjoll Rodri në minutën e 40-të pas një tjetër asisti të portugezit Bernardo Silva. Në të 44-ën John Stones u ndëshkua me karton të kuq duke lënë City-n me një lojtar më pak në fushë, por superioriteti numerik i Aston Villas zgjati deri në minutën e 57-të kur Cash mori kartonin e dytë të verdhë për vendasit.

Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me City-n që mori tre pikë të arta në garën për titull.

Top Channel