Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me gazetarët në Vlorë ka bërë publik sipas tij ankimin e qytetarëve për procesin e legalizimeve në Vlorë.

Meta tha se IKMT ka kërkuar se në segmentin Orikum-Radhimë përjashtimin e disa objekteve nga legalizimi dhe skualifikimet sipas tij janë të pajustifikuara.

‘Pas kthimit në Tiranë realizova takim me zonjën Ballanca, ku i shpreha shqetësimet tuaja. Dhe i kërkova një hetim për këtë çështje. Në 30 mars avokati i popullit ka konfliktuar se; hetimi nisi në tetor 2019 dhe përfundoi në mars 2021. Konstatoi se IKMT nuk ka bashkëpunuar me këtë institucion për një kohë të gjatë, duke i vonuar përgjigjen. 16 muaj i është dashur avokatit të popullit për të marrë përgjigje nga këto institucione. Ideja që Vlorë-Orikum ishte një projekt, ishte gënjeshtër. Të gjitha veprimet e Kadastrës janë kryer ndërkohë që nuk ka pasur një projekt të miratuar. Kërkesa e IKMT-së për përjashtimin nga legalizmi të objekteve është e pajustifikuar. Vendimet e kadastrës për skualifikimin nga legalizimi kanë qenë të pajustifikuara. Është marrë vendimi në mënyrë harbute. IKMT ka shkelur rëndë ligjin dhe ka ndëshkuar qytetarët me gjoba. Bashkia Vlorë i ka deklaruar avokatit të popullit se nuk ka dijeni. Damiani i takoi qytetarët pasi u takuan me presidentin dhe u premtoi se do t’ua rregullojë problemin vetëm pas zgjedhjeve. Qytetarët e Vlorës e morën përgjigjen nga përgjimet e Artan Lamës, ku thoshte se nga 170 mijë legalizime do të realizohen vetëm 60 mijë. Tu marrim vota thoshte dhe tua fusim pas zgjedhjeve.’- tha Meta.

Presidenti Ilir Meta nga Vlora ka folur sërish për dy ngjarjet e rënda, për plagosjen në Kavajës dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan. Meta tha se gjithë ky tension vjen nga ai që krijoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka frikë nga zgjedhjet e lira.

Top Channel