Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Balla: Elbasani është mbushur me militantë të PD-së! Të çohen para drejtësisë vrasësit dhe porositësit

21/04/2021 17:51

Kryesuesi i listës së PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

Ai tha se i gjithë Elbasani është mbushur me paramilitarë të PD-së dhe personat që dolën nga furgoni me logon e saj kanë qenë të armatosur.

Balla theksoi se duhet të dalin para drejtësisë vrasësit dhe porositësit.

“Të gjithë e dini ngjarjen e sotme, erdha këtu në spitalin e Elbasanit për të parë nga afër shëndetin e punonjëses së policisë, jeni të gjithë dëshmitarë që sot në mëngjes kanë zbarkuar furgona me militarë që kanë teorizuar banorë nga zona të ndryshme, dëshmitarë janë të gjithë banorët e 5 majit. Autorësinë duhet t’ja lëmë organeve ligjzbatuese për të çuar para drejtësisë vrasësit dhe porositësit, ka mbajtur persona të armatosur, personi është identifikuar nuk dua të shtoj asgjë por ajo që më bën keq është reagimi i turpshëm i drejtuesit që përdhosi personin që humbi jetën vetëm pak metra larg, thirrja ime është që jeni njerëz që i jepni rëndësi këtij momenti dhe nuk duhet rënë pre e këtij. Të bashkohemi më shumë se kurrë për të dënuar me votë këta paramilitarë”, tha Balla.

Top Channel