E hënë, 30 Nëntor 2020
19:00
“Ligjvënësi i Pensilvanisë doli pozitiv me COVID-19 në takimin me Trump-in”

Një senator i shtetit të Pensilvanisë u largua papritur nga një takim me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi u informua se kishte dalë pozitiv me koronavirus, tha për agjencinë Associated Press një person që kishte njohuri të drejtpërdrejtë për takimin.

18:59
Melisa bëhet “pishman” për Fatjonin: E lumtur që nuk të zgjodha në takim!

Pas “ftohjes” me Anën, Fatjoni u orientua drejt një vajze tjetër, Melisës. Takimet mes tyre janë pritur tërë kërshëri nga publiku, për shkak dhe të dinamikave të ndodhura.

18:51
Raporti i Anës dhe Fatjonit/ Reagon djali: Gjithçka ka mbaruar, Anën e vlerësoj si femër dhe…

Ndonëse fillimisht u mendua se ata do të ishin dyshja e parë që do të formonte një çift në “Për’Puthen”, sot gjërat qëndrojnë ndryshe.

18:46
Donatori ‘Mercenar’ që shiste qasje në politikën amerikane kundrejt miliona dollarëve financimesh të huaja

Imaad Zuberi, një grumbullues fondesh politike, hynte në elitën e këtij profesioni dhe fjalën e tij e dëgjonin si demokratët ashtu edhe republikanët e rangjeve të larta.

18:43
“I kam dhënë biletë vetëm vajtje”/ Ana e vendosur: Me Fatjonin ka marrë fund, falenderoj Melisën

Punata e të premtes, rezervoi në studion e “Për’Puthen”, një bisedë sqaruese mes Asnës dhe Fatjonit. Në atë bisedë, dyshja la të kuptohet se raporti i tyre është zbehur, duke mbyllur çdo mundësi për një “përputhje” në të ardhmen.

18:41
Franca heq dorë nga ligji i kontestuar i ndalimit të filmimit të policëve

Kryetari i partisë në pushtet të presidentit francez Emmanuel Macron, tha sot se qeveria do të heqë dorë nga ligji i kontestuar i ndalimit të filmimit të oficerëve në detyrë, i cili do të rihartohet.

18:38
​‘NATO duhet të marrë vendime të vështira në vitin 2021’

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi sot se i ka propozuar presidentit të sapo zgjedhur amerikan Joseph Biden të vijë në samitin e Aleancës në Bruksel.

18:36
“Për’Puthen” një fenomen/ 100 milionë klikime në 60 puntata, Bora Zemani falenderon shikuesit

Jo thjesht një emision, “Për’Puthen” është kthyer një fenomen që “troket” nga e hëna në të premte në shtëpitë e çdo shqiptari.

18:35
Dalin në dritë detaje të reja/ Pak ditë para vdekjes Maradona përplasi kokën…

Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me vdekjen e legjendës së futbollit botëror Diego Armando Maradona, që pasi u dergj në spital e u duk se po përmirësohej, humbi sfidën më të rëndësishme, atë për jetën.

18:29
Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Pak shanse për çeljen e shpejtë të negociatave me BE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk është optimist, se këtë vit do të çelen negociatat e anëtarësimit me BE, për shkak të bllokimit që po i bën aktualisht Bullgaria vendit fqinj.

18:27
Policia në Gjermani do të lejohet të lexojë mesazhet e koduara në biseda

Pas një debati të gjatë, CDU/CSU dhe SPD ranë dakord për një ligj të ri të Policisë Federale. Ligji i jep Policisë Federale më shumë kompetenca – të tilla si leximi i mesazheve në shërbimet e koduara të mesenxherëve.

18:26
​Ndryshon emri një mijëvjeçar, fshati “Fucking” do të ketë një emër të ri nga janari!

Vendasit në fshatin Fucking u zhgënjyen me vjedhjen e tabelave të qytetit nga turistët dhe njerëzit që fotografuan shenjën.

18:17
Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka dërguar për miratim anëtarëve të Komisionit Rregullatorit shpërndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore.

18:15
Italia nuk gjen paqe, vijon të regjistrojë qindra viktima nga koronavirusi, ja bilanci i 24 orëve të fundit

Italia vijon të regjistrojë shifra dramatike të viktimave nga koronavirusi. Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 672 persona.

18:13
COVID-19/ Sugjerimi dhe “irritimi” i Sazan Gurit: Të bëjmë joga, më shumë farmaci se dyqane buke

Prezenca e COVID-19 në jetët tona na ka privuar nga shumë aktivitete të përditshme.

18:10
Shpërthimi masiv i vullkanit detyron me mijëra të braktisin shtëpitë (foto)

Një vullkan ka shpërthyer së fundmi në Indonezi duke lëshuar hi dhe tym deri katër kilometra lart në qiell, ndërsa më shumë se 2,700 njerëz janë evakuar duke kërkuar mbrojtje.

18:07
Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit.

18:02
​Novavax përsëri shtyn testimin e vaksinave në Shtetet e Bashkuara

Prodhuesi amerikan i vaksinave Novavax njoftoi sot se ka shtyrë përsëri fillimin e fazës së mëvonshme të testimit të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit në SHBA dhe tha se pret që testimi të fillojë në javët e ardhshme, në vend të nëntorit.

18:00
​A e dëmton testi COVID-19 trurin tonë?

A mund të infektoheni përmes një serie testi me koronavirus? A do të dëmtojë trurin tuaj testi në hundë? Nëse thjesht merrni frymë me një shtupë testi, do të jeni pozitivë? Ne sjellim përgjigje për keqkuptimet më të zakonshme.

17:56
Pacientët me COVID që vetëhidhen nga spitalet/ Flet Denada Toçe: Neglizhencë e madhe, mungon sensibilizimi

Në spitalin Shefqet Ndroqi, ku po trajtohen të sëmurët me COVID-19, mëngjesin e kësaj të hëne është regjistruar rasti 5-të i personave që vetëhidhen nga ambientet ku po kurohen.

17:40
Merkel: Brexiti pa marrëveshje do të krijonte shembull të keq

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë të hënën se Britania dhe Bashkimi Evropian do të krijonin shembull të keq nëse dështojnë që të arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen, mirëpo ka përsëritur sërish se blloku evropian nuk dëshiron marrëveshje me çdo çmim.

17:31
OBSH: Imuniteti i tufës, nëse vaksinohet 70% e popullsisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH deklaroi se i ashtuquajturi imunitet i tufës arrihet vetëm po të kryhet vaksinimi i 70% i popullsisë.

17:28
Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp, kërkesa e veçantë për të dashurin e ish-partneres

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, ka tronditur një botë të tërë, ndërsa disa ditë pas vdekjes së tij, në mendja qarkullojnë lajme të shumta.

17:27
Moderna pritet të kërkojë sot autorizim për vaksinën COVID-19

Kompania e prodhimit të barnave Moderna njoftoi se do të aplikojë sot (të hënën) në SHBA dhe Evropë për marrë autorizimin për përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19.

17:20
Infermierja humbet kujdestarinë e të birit 5 vjeçar/ Etiketohet si e rrezikuar nga koronavirusi nga gjykata

Një gjykatë në Turqi ka vendosur se 31-vjeçarja Xhemile Deniz është një rrezik shëndetësor për infektim të mundshëm nga koronavirusi, prej punes së saj si infermiere, prandaj ka vendosur t’i kalojë të atit kujdestarinë e birit 5-vjeçar pas ndarjes.

17:13
Prof.Kabo në Top Talk: Nuk mjafton morali duhet drejtësia. Shqipëria s’ka nevojë për politikanë hipokritë

I ftuar në emisionin “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte profesori i njohur Përparim Kabo.

17:02
​Kosovë/ Shumica e shkollave sot në pushim, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Pavarësisht thirrjes së SBASHK-ut që dita e hëne të jetë ditë pushimi për shkollat në shenjë respekti për festën e 28 Nëntorit, disa shkollat kanë vendosur që ta respektojnë urdhrin e Qeverisë së Kosovës që mësimi të mbahet në mënyrë të rregullt edhe në këtë ditë.

16:52
Aktivistët e huaj mbledhin para për “Moglin e jetës reale” që s’mund të flasë e të hajë ushqim të gatuar

Disa aktivistë janë bashkuar për të mbledhur para për nënën zemërthyer të djaloshit me paaftësi Ellie, e cila thotë se fshatarët e provokojnë djalin e saj duke e quajtur “majmun” e “kafshë” pasi kalon ditën duke bredhur nëpër pyll.

16:50
​A duhet të mbajnë maska njerëzit që janë shëruar nga COVID-19?

Ndërsa numri i njerëzve të infektuar me koronavirus rritet, vazhdon të rritet edhe numri i atyre që janë shëruar nga sëmundja e shkaktuar nga virusi.

16:44
Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, për zhvarrosjen e mbetjeve mortore

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se po vazhdojnë gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë.

16:44
Rita Ora kërkon falje për shkelje të rregullave të izolimit

Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka kërkuar falje të hënën për shkelje të rregullave të izolimit duke mbajtur festë për ditëlindje.

16:39
Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.

16:39
​Dy lajme shumë të mira për Juventusin

Mbrojtësit e Juventusit Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral janë rikuperuar nga dëmtimet dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit sot.

16:38
Foto/ Arbenita rikthen fotot e “ëmbla” me Feron…

Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, ndonëse ka preferuar që karrierën ta vijojë në Londër.

16:34
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 557 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në vend.

16:28
​Shkencëtarët s’do të jenë në gjendje të vëzhgojnë ndryshimet në akullin e Polit të jugut dhe veriut deri në 5 vjet

Shkencëtarët kanë vëzhguar akullnajat e poleve të Jugut dhe Veriut për disa vjet pasi çdo ndryshim në këtë pjesë të botës mund të ndikojë në të gjithë Tokën. Por tani ata thanë se do të ketë një hendek prej disa vitesh në aftësinë e tyre për të matur trashësinë e akullit, pasi dy satelitët kushtuar vëzhgimit të poleve do të vdesin para se të dërgojnë zëvendësimet.

16:24
Aksident tragjik në Kavajë/ Ndërron jetë drejtuesi i motorit, plagoset pasagjerja (Policia jep detajet)

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Golem, ku një fugon është përplasur me një motor, e për pasojë ka ndërruar jetën një person.

16:22
“Kishte frikë nga vajzat”/ Ish-shoqja e klasës nxjerr sekretet e Kim Jong-un

“Kim Jong-Un ishte një njeri i vetmuar dhe kishte frikë nga vajzat në shkollë”.

16:10
Udhëzimet për festa dhe masat anti Covid/ Plan evropian për fundvitin

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiç ka sulmuar Bullgarinë dhe Maqedoninë, të cilët së fundmi po arrijnë një marrëveshje për të mbyllur problemet mes vetes.

16:04
BE synon sanksionimin e aktorëve shtetërorë për përhapje të dezinformatave

Komisioni Evropian do të propozojë për herë të parë që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj aktorëve shtetërorë që përhapin dezinformata, teksa shtyn përpara një mekanizëm më të ashpër të mbikëqyrjes për platformat online, bazuar në një draft-dokument të parë nga Radio Evropa e Lirë.

15:51
Skënderbeu i çuditshëm i Prizrenit/ Skulptori Artan Peqini: Gabim strukturor

Skulptori Sinan Aliaj ka bërë scoop nëpërmjet statujës së fundit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut të vendosur në një qytet historik dhe me vlera kulturore si ai i Prizrenit. Shumë e kanë komentuar si marrëzi artistike, të tjerë kanë thënë që fizionomia e tij i ngjan atij të një hungarezi, serbi , por kurrsesi shqiptari.

15:43
Briken Çalja në vendin e 6-të/ Sportisti po përgatitet për disa evente sportive

Lufta e organeve të antidopingut për të pastruar sportin vazhdon jo vetëm me aktivitetet aktuale, por edhe me ato të së shkuarës.

15:42
U arrestua pasi u kap me pistoletë e kokainë në çantë, lirohet me kusht këngëtari Notis Sfakianakis

Këngëtari Notis Sfakianakis është liruar me kusht pasi, policia greke e arrestoi gjatë orëve të mbrëmjes të së djelës.

15:39
Vdes bebja një-vjeçare kur policia hap zjarr ndaj makinës së të atit pas aksidentit (Foto)

Një foshnje djalë një-vjeçar është vrarë nga policia në Kanada, pasi babai që kishte humbur kujdestarinë e mori atë, duke shkaktuar ndërhyrjen e policisë ku mbetën të qëlluar disa herë me armë si babai dhe i biri.

15:34
Pritet shi dhe dëborë/ Të mërkurën përkeqësohet moti në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Kemi filluar të kemi ftohtë, pasi stina e dimrit, muaji dhjetor nis me rënien e temperaturave. Kjo situatë sipas meteorologëve do të zgjasë vetëm për pak ditë.

15:34
Kosovë: 11 viktima, 539 të infektuar me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 539 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,219 mostrave.

15:31
Festat vetëm me familjen/ Gjirokastër, pandemia i shtyn banorët t’i rikthehen traditës 100-vjeçare

Festat e Nëntorit në Gjirokastër pothuajse nuk u ndjenë fare në mjedisin publik, por në planin individual të shprehurit rreth tyre ishte më cilësor.

15:28
Për festa drejt jugut/ Vlora, Korça dhe Pogradeci plot me “pushues”

Ishin të shumtë pushuesit, të cilët përfituan nga ditët e pushimit me rastin e festave të nëntorit dhe iu drejtuan Korçës apo Pogradecit.

15:22
KQZ: Pse u ndryshuan vendbanimet/ Kërkohen shpjegime për ndryshimet 6 muaj para zgjedhjeve

Anëtarët e Komisionit Rregullator të zgjedhur nga opozita joparlamentare kërkuan transparencë për lëvizjet e vendbanimit të votuesve, pak muaj para zgjedhjeve.

15:16
400 banesa në Shijak/ Po ndërtohen pas shkatërrimeve nga tërmeti

Në Njësinë Administrative të Shijakut po ndërtohen 400 banesa individuale për familjet e prekura prej tërmetit të një viti më parë.

15:11
Tjetër vetëvrasje te “Shefqet Ndroqi”/ Hidhet nga dhoma e spitalit pacienti 60-vjeçar me Covid-19

Sapo kishte hyrë data e fundit e nëntorit, kur pas mesnatës në ish-sanatorium, Leonard Shabani, 60-vjeçari nga Kurbini i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit.

15:07
Shëndetësisë i shtohen 16 mln euro/ Shkurtohen shpenzimet për shumë institucione

Emergjenca shëndetësore e Covid -19 ka detyruar Ministrinë e Financave të rishpërndajë sërish fondet buxhetore duke i orientuar ato në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nga rialokimet e fundit këtij dikasteri i janë shtuar 2 miliardë lekë.

15:00
“Sa më parë të nisin”/ Drafti i KE: Nuk ka ende datë për negociatat për Tiranën dhe Shkupin

Nuk ka asnjë datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së veriut.

14:58
Shpëtohet nga Cher, elefanti më i vetmuar në botë

Një elefant, i quajtur më i vetmuari në botë ka mbërritur në Kamboxhia nga Pakistani dhe u prit atje ngrohtësisht nga superstari amerikan Cher, e cila do ta shoqërojë atë drejt një habitati natural për të, ku ka mundësi të gjejë edhe shoqëri.

14:56
“Për’Puthen” kthehet në fenomen, 100 milionë klikime/ Bora Zemani rrëfen se kur do të ketë hyrje të reja

“Për’Puthen” është kthyer në fenomen tashmë, pas shifrës rekord të 100 milionë klikimeve në vetëm 60 episode.

14:47
Të humbur apo të vrarë?! Policia, ende nuk ka asnjë gjurmë

Prej dy muajsh, një 40-vjeçar nga Vlora rezulton i zhdukur. Ermal Ngucaj është denoncuar si i zhdukur nga familjarët, ndërsa policia ka nisur të hetojë rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

14:34
“Mirë është t’i heqësh”/ Banori i Shijakut e detyron Ramën të heqë atletet

Gjatë një vizite në fshatin Gjepalaj të Shijakut, për të parë nga afër përfundimin e shtëpive individuale për disa familje, kryeministri Edi Rama ka hasur edhe në një fakt, që deri atëherë nuk i kishte ndodhur.

14:34
Rrugë e re në Njësinë 5, Veliaj: Koha të mos pengojmë zhvillimin e qytetit për bindjet politike

Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, përuruan rrugën e re që do të shërbejë edhe si valvul shkarkimi për të dalë në Unazë.

14:23
Aborti selektiv me bazë gjinore/ Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”: Veprim kriminal, duhet të denoncohet

Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, Eliona Demaliaj në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ka thënë se në atë institucion nuk ka pasur raste që kanë shkuar për të abortuar për shkak të gjinisë së foshnjës.  

14:16
Aksident në rrugën Ersekë-Korçë, lëndohet 45-vjeçari

Ditën e sotme, rreth orës 13:45, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Ersekë-Korçë.

14:03
Do kalonte kufirin në Kakavijë/ Rezulton pozitiv në testin covid, 700 mijë lekë gjobë

Një qytetar është proceduar penalisht për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

13:58
Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues të cilët ishin pjesë e protestave masive kundër Alyaksandr Lukashenkas.

13:51
Bashkëshorti e detyron të abortojë foshnjën, rrëfimi prekës i nënës: Unë jam fajtorja që bëj vajza

Aborti selektiv me bazë gjinore është një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, ku që prej vitit 1990 ka 33 mijë vajza të munguara.

13:45
Australia: Kina të kërkojë falje për postimin e diskutueshëm në Twitter

Australia tha se Kina duhet të kërkojë falje për një postim në Twitter që sulmon ushtrinë australiane pas hetimit të madh për krime lufte që zbuloi vrasjen e dhjetëra civilëve afganë.

13:39
Më 30 nëntor Moderna aplikon për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

Kompania Moderna.Inc tha se të hënën do të aplikojë për autorizim emergjent në SHBA dhe Evropë të vaksinës së saj kundër COVID-19.

13:33
Sharon Stone pa limite! 62-vjeçarja që ende mahnit…

Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Sharon Stone ka publikuar së fundmi në “Instagram” një fotografi ku duket super seksi.

13:33
Shtatorja e Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren, historiania: Duhet të hiqen!

Historiania Eleni Kocaqi e ka quajtur karikaturë në “Shqipëria Live” shtatoren e Heroit Kombëtar Skënderbeu, të vendosur në mes të Prizrenit me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë.

13:17
Vaksina e gripit/ Kosovë, fillon shpërndarja e saj

Në Kosovë ka nisur shpërndarja e 160,500 vaksinave kundër gripit sezonal, që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka blerë përmes UNICEF-it.

13:16
Vendosja e shtatores së Skënderbeut në Prizren, Isufi: E deformuar, si porosi varrezash

Vendosja e shtatores së Heroit Kombëtar shqiptar Skënderbeu në Prizren me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka ngjallur shumë reagime për shkak të pamjes së tij.

13:14
Vrasja e Ridvan Hysenit/ Mbetet në burg Milkjor Gjoka, mohon akuzat: Nuk kam lidhje me krimin, rastësisht në vendin dhe kohën e gabuar

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën “arrest me burg” shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor neë vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni në fshatin Mushan të njesisë Dajç.

13:13
Anija turke e kërkimeve/ “Oruc Reis” rikthehet në port

Anija turke e kërkimeve, që është vënë në qendër të përplasjes me Greqinë për rezervat e gazit në Mesdheun lindor është rikthyer në port.

13:08
Ngrihet në Vatikan pema e Krishtlindjes nga Sllovenia

Në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan është vendosur tashmë pema e krishtlindjes, e cila është një dhuratë nga qyteti Kovevje, në Slloveni.

13:03
Pamjet e rralla/ Japoni, meteori jep spektakël në qiell

Një meteor i shndritshëm është parë të përshkojë qiellin në një zonë të gjerë të Japonisë duke tërhequr vëmendjen e televizioneve dhe mediave sociale.

12:58
Tiranë/ 25-vjeçari gjendet i vetëvarur nga i vëllai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Babrrusë.

12:40
Pasuria e 35 agjentëve/ Përzgjedhja e BKH-së, si do paguhen

Ka përfunduar procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së.

12:38
E mahnitshme me fustan të bardhë…Belen Rodriguez vishet nga stilistja shqiptare (Fotot)

Stilistja e njohur shqiptare, Lia Stublla është kthyer në një ndër të preferuarat e yjeve me famë botërore.

12:38
Ngarkesë te “Shefqet Ndroqi”/ 6 ambulanca presin jashtë spitalit

Në një kohë që numrat e rasteve të reja të infektimeve me covid rriten në vend, i tillë është edhe fluksi në spitalet covid.

12:36
Qyteti pa mjekë e mësues/ Shumë të infektuar me koronavirus

Pas Tiranës, një tjetër qytet është kthyer në vatër e rrezikshme e koronavirusit. Në Berat, mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh janë prekur nga Covid-19.

12:32
10 gjëra intriguese që njerëzit i zbuluan falë Google Maps

Dikur tingëllonte një ide e çmendur që të mund ta vizitoje mbarë botën nga rehatia e shtëpisë tënde, derisa në vitin 2005, Google i prezantoi njerëzimit Google Maps.

12:30
Evropa zbut masat/ Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Zbutje të masave kufizuese pritet të ketë në periudhën para krishtlindjeve në Francë, Itali, Irlandë e Belgjikë. Gjermania vetem nga 20 dhjetori do të bëjë zbutje të lehta në drejtim të kontakteve personale, me lejimin e takimit të 10 personave nga familje të ndryshme nga 23 dhjetori deri pas 1 janarit.

12:29
Operacioni ndërkombëtar i 26 shteteve mes tyre edhe Shqipëria, sekuestrohen mbi 2.5 mln euro artikuj piratë

Mbi 21.910 emra domene të falsifikuara dhe artikuj pirate përmes internetit me një vlerë 2.5 milionë euro janë sekuestruar falë operacionit nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, ku morën pjesë 26 shtete, mes tyre edhe Shqipëria.

12:16
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump do të sjellë libër kujtimesh

Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

12:14
“Retrovirusi”-mbetjet sanitare covid/ Operacioni që u zhvillua në 30 shtete, 102 të arrestuar dhe 800 mijë euro asete të sekuestruara

Dy Operacione të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Europol, Interpol dhe angjenci të tjera ligjzbatuese janë zhvilluar.

12:03
Sara Hoxha tregon momentin kur i tha Ledrit se ishte shtatzënë

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit momentin kur ajo i kishte treguar Ledrit se ishte shtatzënë.

12:02
Vizitë te Babagjyshi… Londër, tani në mënyrë virtuale

Me pandeminë e koronavirusit që po ndryshon mënyrën se si njerëzit po i presin Krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve, një çift në Londër ka gjetur një mënyrë për të përhapur pak gëzim festash në mënyrë të distancuar duke shndërruar një dhomë, në apartamentin e tyre në shtëpinë e babagjyshit dhe duke krijuar një website ku prindërit mund të prenotojnë telefonata me plakun me mjekër të bardhë.

12:00
VV fiton Podujevën/ Lista serbe, Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës mori sërish postin e kryetarit të komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës.

11:56
Serbia tërheq vendimin/ Ambasadori malazez nuk dëbohet

Serbia e ka tërhequr vendimin për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi. Një ditë më parë, Mali i Zi dhe Serbia kishin vendosur të dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit.

11:56
Udhëzimet për festa/ Plan evropian për fundvitin

Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën udhëzimet në prag të festave të fundvitit me objektivin e harmonizimit të masave mes vendeve dhe evitimit të valës së tretë të pandemisë.

11:49
Vaksina po vjen! SHBA: Duhet vijuar me masat

Dy ekspertë të lartë të Shteteve të Bashkuara për koronavirusin siguruan amerikanët se vaksinat kundër pandemisë së shpejti do të bëhen të disponueshme, por paralajmëruan që mosmarrja e masave paraprake kundër përhapjes së virusit para asaj kohe mund të jetë me pasoja katastrofike.

11:43
60-vjeçari vetëvritet tek “Shefqet Ndroqi”, stafi: Prej dy ditësh po trajtohej në urgjencë

Pas vetëvrasjes së 60-vjeçarit me covid, spitali “Shefqet Ndroqi” ka shprehur ngushëllimet për familjen.

11:41
Fotot e “The Sun”/ Rita Ora feston 30 vjetorin, por në telashe me policinë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, ndodhet në telashe me policinë angleze për shkelje të rregullave të karantinës.

11:34
I zhdukur prej më shumë se një muaji/ Motra e Ermal Ngucaj apel: Pse kjo heshtje, ku është shteti

Prej datës 12 tetor, 40 vjeçari Ermal Ngucaj nga Lepenica e Vlorës është raportuar i zhdukur.

11:30
12 herët kur gratë e famshme shkëlqyen si shoqëruese nusesh

Të jesh shoqëruesja e nuses, teksa kjo e fundit është mikja jote më e mirë tingëllon sa emocionuese aq edhe e vështirë, sidomos kur je një njeri i famshëm dhe e di se të gjithë sytë dhe e gjithë vëmendja është te ti.

11:23
Fotot/ Të shkëlqesh kur je shtatzënë, disa prej veshjeve të vipave në tapetin e kuq 

Për gratë shtatzëna, veshja është një ndër vështirësitë që hasin më së shumti mes gjithë ndërlikimeve të tjera.

11:18
Gjenevë, nisin bisedimet e reja për paqen në Siri

Përfaqësuesit e qeverisë siriane, udhëheqësit e opozitës dhe shoqërisë civile do të takohen më 30 nëntor në Gjenevë për një raund të ri të bisedimeve të paqes.

11:16
Si kanë ndryshuar ndër vite VIP-at tanë të preferuar

Duket kaq e afërt koha kur e magjishmja Angelia Jolie luajti rolin e Lara Croft-it, kur në fakt kanë kaluar thuajse dy dekada.

11:12
Fotot/ Veshjet ikonike të princeshë Dianës që janë kthyer në trend sot

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur Princeshë Diana ka ndërruar jetë, por për sa i përket modës ajo është akoma mes nesh. 

11:06
​Vdekja e Maradona-s, këto janë lajmet e fundit nga prokuroria dhe policia

Policia argjentinase ka kontrolluar shtëpinë dhe zyrën e mjekut të Diego Maradona-s, ndërsa autoritetet hetojnë vdekjen e futbollistit të madh.

10:59
Brexit: Vërtet raundi i fundit?

Kjo javë shihet shansi i afati i fundit për arritjen e një marrëveshje tregtie mes BE dhe Britanisë së Madhe dhe mënjanimin e një Brexiti të pakontrolluar. Koha nuk pret më. Më 31 dhjetor merr fund faza e ndërmjetme.

10:58
Fotot/ Flokëkuqërremtët e rrallë nëpër botë, fotografi në kërkim të tyre prej 7 vitesh

Vetëm 1-2% e popullsisë së botës kanë flokë të kuq natyralë, gjë që e bën atë një tipar shumë unik që mund të bëhet një tipar interesant i shitjes që bie në sy në një turmë.