Dhjetëra gra e vajza të Elbasanit dhe jo vetëm, kanë protestuar sot ndaj vrasjes së Liljana Buzos, gruas 54 vjeçare e cila gjeti vdekjen nga plumbat e automatikut në dyert e gjykatës.

Protestueset e kanë cilësuar dështim të shtetit vrasjen e Liljana Buzoz e cila u vra menjëherë pasi kërkoi urdhër mbrojtje në gjykatë.

6 gra janë vrarë nga bashkëshortet e tyre vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti. Dhuna në familje njeh ende përmasa shqetësuese dhe sensibilizimi i shoqërisë, po ashtu si dora parandaluese e strukturave përkatëse mbetet e dobët.

Gratë protestuese kërkuan sensibilizim edhe të burrave për tu bashkuar me to për ti thënë dal dhunës.

Top Channel