Asfiksimi i tre punëtorëve, pamjet nga miniera ku ndodhi çlirimi i gazit nga gjeneratori

11/05/2021 14:13

Top Channel ka siguruar pamjet e minierës në Bulqizë, ku u asfiksuan tre minatorë si pasojë e çlirimit të gazit nga gjeneratori.

Në pamje duket sikur dhjetëra persona kanë shkuar pranë minierës, ndërsa mes tyre janë punëtorë dhe persona që dalin jashtë galerisë.

Një prej minatorëve ishte duke salduar brenda në galeri me gjenerator, por është asfiksuar si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori. Në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Të tre janë dërguar me urgjencë në spital, por njëri ndodhet në gjendje kritike ndaj po raportohet drejt spitalit të Tiranës.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel