Një aksident në minierë rrezikoi jetën e minatorëve.

Tre persona u dërguan në spitalin e Bulqizës nga galeria e minierës në Martanesh, ku një rrjedhje gazi e çliruar nga gjeneratori që përdorej për saldim shkaktoi asfisksimin e tyre.

Ky minator ishte një prej dy punonjësve që i shkuan në ndihmë minatorit 50 vjeçar që po saldonte i cili është në gjendje më të rëndë. Ai është dërguar më pas në Tiranë me helikopter.

Ngjarja ndodhi në mesdite në një minierë kromi në Zonën e Re ne Martanesh ku tani vijojnë hetimet për të mësuar më shumë mbi shkakun e aksidentit.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh këtë vit në galeritë e Bulqizës pas dy ngjarjeve që rezultuan me vdekjen e një minatori Fiqiri Karaj dhe plagosjen e një fadromisti.

Top Channel