Kultivonin kanabis me kubikë në minierë, arrestohen dy persona në Poliçan

11/05/2021 10:07
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Poliçan, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, policia ka gjetur të kultivuar në kubikë fidanë kanabis.

Kështu, policia ka vënë nën pranga një 65 vjeçar dhe një 33 vjeçar.

Njoftimi i policisë/ Poliçan

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 autorët e tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zgërbonjë, Poliçan, një rast të kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në kubikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel