Krim monstruoz në Greqi/ Grabitësit lidhin burrin për karrige, mbysin 20-vjeçaren. Trupin e pajetë e lënë pranë foshnjes

11/05/2021 09:37

Një 20 vjeçare është viktima e një grabitje të dhunshme në lagjen Glika Nera të Athinës.

Sipas policisë lokale, ngjarja që shokoi të gjithë Greqinë ndodhi gjatë orëve të para të së martës, kur persona ende të pa identifikuar hynë në banesën ku çifti i bashkëshortëve grekë jetonte bashkë me foshnjën e tyre 11 muajsh dhe qenin e tyre.

Mësohet se banditët të cilët ishin të armatosur, gjatë tentativës për të grabitur paratë dhe sendet me vlerë të familjes lidhën bashkëshortin e viktimës në një karrige dhe në vazhdim mbytën 20 vjeçaren, trupin e së cilës e lanë pranë foshnjes që flinte në krevat.

Në vazhdim mbytën e qenin e familjes, lehjet e të cilit ngritën në alarm lagjen, por pavarësisht se fqinjët njoftuan policinë se diçka po ndodhte në banesën e çiftit, nuk u bë e mundur mbërritja në kohë.

Policët gjeten të dhunuar dhe lidhur  një karrige bashkëshortin e viktimës, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Mjeku ligjor thotë se bëhet fjalë për një krim nga më monstruozët e ndodhur vitet e fundit në Greqi, ndërsa organet policore kanë nisur një operacion gjigant për gjetjen e autorëve,për të cilët besohet se janë banda kriminelë tepër të dhunshëm.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel