Maqedonia e Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anti-covid. Nga nesër ora policore do të zgjatë vetëm 4 orë, pra qytetarët do të mund të lëvizin të lirë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 00.00 të mbrëmjes.

Në vendimin e Qeverisë të miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive, vetëm nesër mbrëma në natën e festës së Bajramit nuk do të ketë fare orë policore.

Por, çfarë efekti në fakt do të ketë ndalimi i kufizimit të lirë pas mesnatës, kur zakonisht në atë kohë nuk ka aq shumë lëvizje?

Epidemiologu Aleksandër Stojanov thotë se kjo masë nuk u hoq plotësisht për shkak të ndalimit të grumbullimit të të rinjve si në hapësira të jashtme ashtu edhe brenda, shkruajnë mediet vendase.

“Grumbullimi është problemi kryesor dhe asgjë tjetër. Ka një vit e gjysmë që e flasim për të mos u mbledhur njerëzit, pavarësisht në parqe, koncerte, lojëra sportive, shkuarja në kishë e xhami. Nuk ka lidhje, virusi nuk bën dallime atij i duhet grup të mblidhen njerëzit dhe lehtësisht të infektohen”, tha Aleksandar Stojanov, ish-Epidemiolog.

Lehtësimi i masave restriktive për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga covid vjen si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, thonë autoritetet shëndetësore. Apeli i tyre është që përkundër këtij lehtësimi, të respektohen masat e mbetura si ruajtja e distancës, mos grupimi i njerëzve më shumë se katër persona si dhe mbajtja e maskave, pa dallim se kush është vaksinuar.

Top Channel