SHBA, 7 të vdekur gjatë të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje

11/05/2021 01:33

Të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në shtetin amerikan të Kolorados kanë lënë të vdekur shtatë persona, përfshirë të dyshuarin, bëri të ditur policia.

Departamenti i Policisë i Colorado Springs (CSPD) iu përgjigj një thirrjeje rreth të shtënave në Canterbury Mobile Home Park. “Pas mbërritjes, policia gjeti gjashtë të rritur të vdekur dhe një mashkull i rritur me dëmtime serioze, i cili u transportua në një spital lokal, ku iu nënshtrua plagëve të tij”, tha CSPD në një deklaratë.

Sipas policisë, personi i armatosur, i dashuri i një prej viktimave femra, bastisi festën në shtëpinë e lëvizshme dhe hapi zjarr përpara se të merrte jetën e tij. Gjatë të shtënave ishin të pranishëm edhe fëmijë, por policia tha se janë të padëmtuar. CSPD është ende duke hetuar në përcaktimin e motivit të sulmit.

“Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes”, tha shefi i Policisë së Colorado Springs, Vince Niski. “Si shef policie, si bashkëshort, si baba, si gjysh, si anëtar i këtij komuniteti, zemra më është thyer për familjet që kanë humbur dikë që e donin dhe për fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre”, tha ai.

Top Channel