Në Afrikë numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 4,68 milionë

11/05/2021 13:19

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirus shkoi në mbi 4 milionë e 682 mijë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, ku azhurnohen të dhënat rreth pandemisë COVID-19, bëhet e ditur se numri i viktimave në kontinentin afrikan ka arritur në 125.067.

Numri i rasteve shkoi në 4.682.231, kurse numri i të shëruarve u rrit në 4.216.844.

Në kontinent numri më i madh i rasteve u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.

Ndërkaq, numri më i madh i viktimave nga ky virus u shënua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.

Top Channel