Të shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Fier, ja për çfarë akuzohen

11/05/2021 11:32

Tre persona të shpallur në kërkim më herët janë vënë nën prangat e policisë së Fierit.

U vu nën pranga shtetasi F.F., pasi gjykata e Vlorës e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat kriminale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Teksa, është arrestuar një 49 vjeçar, i cili është dënuar nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për dhunë në familje.

Po ashtu, edhe një 30 vjeçar, i cili është dënuar me 1 muaj burg për drejtim të parregullt të automjetit.

Njoftimi i policisë/ Fier

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

F. F., 51 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 28.01.2021, e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

T. Rr., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 03.03.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale, “Dhunë në familje”.

Xh. Xh., 30 vjeç, banues në Lushnje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 18.02.2021, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel