Mianmar, shkon në 780 numri i të vdekurve nga ndërhyrja e armatosur e ushtrisë

11/05/2021 04:40

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 780.

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), katër viktima të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga ndërhyrja e forcave të Mianmarit.

Numri i përgjithshëm i viktimave është azhurnuar në 780, ndërsa i të arrestuarve në 3.826. Ndërkohë, aktualisht ekzistojnë urdhra arresti për 1.540 persona.

Top Channel