Bulqizë/ Çlirohet gazi nga gjeneratori brenda minierës, asfiksohen tre minatorë. Policia jep detajet e para

11/05/2021 12:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku është çliruar gaz nga gjeneratori brenda minierës së Martaneshit.

Policia njofton se janë asfiksuar mbetur tre persona, të cilët janë nxjerrë nga galeria dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Një prej minatorëve do të transportohet me helikopter drejt Tiranës pasi ndodhet në gjendje kritike.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel