Vret shokun në lojën me pistoletë/ Po festonin mes miqsh. Viktima sapo ishte kthyer nga Britania. Dorëzohet vrasësi

11/05/2021 15:01

I ulur në tavolinë duke kaluar një mbrëmje me miqtë e tij, ku mes tyre njëri do të kthehet aksidentalisht në vrasësin e tij, Mehmet Qema, 27-vjeç i bën me shenjë shokut të tij që të largojë armën.

Por, shoku i tij Marius Dema, 28-vjeç vazhdon të luajë me vdekjen ndër duar, derisa arma shkrepet dhe e vret. Përveç Marius Demës që u vetdorëzua disa orë pas krimit, 4 shokët e të dyve që gjendeshin së bashku me ta, përtej orës policore, janë nën hetim për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Autori u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di se si ndodhi”, ka deklaruar para prokurorisë 28-vjeçari.

Dëshmitarët, mes tyre Eder Pjetra tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt. Kurse për pajisjen që prodhon monedhat bitcoin ka shtuar se ky ambient i ishte dhënë me qira Marius Demës, i cili përveç vrasjes pritet të merret në pyetje edhe për laboratorin të zbuluar rastësisht.

Top Channel