Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor, drejtuar nga deputeti i PS-së, Alket Hyseni, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kujtojmë se shkarkimi i Presidentit Meta është firmosur nga 49 deputetë, ndërsa ditën e djeshme, kryeministri Rama tha se çminimi i institucionit të Presidencës është një domosdoshmëri dhe puna nga PD do të vijojë. Po ashtu Rama theksoi se për zëvendësimin e Kreut të Shtetit do të konsultohet edhe me Partinë Demokratike.

Ndërsa diskutohet për zgjedhjen e ekspertëve që do të interpretojnë vendimet e Komisionit të Venecias, apo edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, deputeti i PS-së, Spartak Braho tha: “Është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni hetimor. Pjesa dërrmuese e dinë se çdo të thotë një ekspertizë e mirë dhe e keqe.

Ky komisioni gjykon ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën. Ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, shumë akte të Gjykatës Kushtetuese dhe me interpretimin e vendimit të Komisionit të Venecias dhe interpretimi i ekspertëve është fundi i punës. ekspertët duhet të jenë njerëz me eksperiencë të lartë profesionale”.

Top Channel