Ja kush janë vendet që ende nuk është shpërndarë as edhe një vaksinë kundër COVID-19

11/05/2021 03:13

Në luftën kundër coronavirusit, disa prej vendeve më të varfra në botë janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa vaksina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se dhjetëra vende kryesisht shumica prej Afrikës, akoma janë duke pritur të marrin vaksinat kundër coronavirusit.

Pavarësisht që në Afrikë jeton 16 për qind e popullsisë së përgjithshme e botës, në këtë kontinent janë vaksinuar vetëm një për qind e popullatës. Të fundit në listë për të marrë vaksinën janë Burkina Faso, Burundi, Eritrea dhe Tanzania.

E pikërisht për këtë ekziston frika e madhe se variantet e reja të coronavirusit do të mund të bënin “kërdinë” në vendet ku vaksinimi kundër COVID-19 ende nuk ka filluar, kanë bërë të ditur zyrtarë të COVAX, pranë programit të Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e vaksinat për vendet e varfra nëpër botë. “Të gjithëve duhet të na brengosë fakti që në disa pjesë të botës nuk janë mbuluar me vaksina anti-COVID”, ka thënë Gian Gandi, koordinatori i UNICEF për COVAX.

Top Channel