Të shtëna me armë në një shkollë ruse: 7 fëmijë dhe 2 punonjës humbin jetën

11/05/2021 16:18

Shtatë fëmijë dhe dy të rritur janë vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin rus Kazan.

21 persona të tjerë, kryesisht fëmijë, mbetën të plagosur. Një 19-vjeç, që dyshohetse mund të jetë autori i krimit është arrestuar.
Sulmi ndodhi në kryeqytetin e republikës së Tatarstanit, 820 km në lindje të Moskës, raporton BBC.
Kryeministri rus Mikhail Mishustin foli për “pikëllim të madh” ndërsa udhëheqësi i Tatarstanit Rustam Minnikhanov e përshkroi sulmin si një “tragjedi të madhe”.
Pas këtij rasti, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai do të rishikojë ligjet e vendit për kontrollin e armëve.

Sulme të tilla në shkollë janë relativisht të rralla në Rusi. Një nga incidentet e fundit të mëdha ndodhi në Krime, të aneksuar nga Rusia në vitin 2018.
Minnikhanov konfirmoi vdekjen e shtatë fëmijëve, katër djem dhe tre vajza, si dhe një mësuese dhe një punonjëse shkolle. Besohet se fëmijët ishin nxënës të klasës së tetë (të moshës rreth 15 vjeç).

Tetëmbëdhjetë fëmijë dhe tre të rritur po trajtohen në spitale.
Sulmi filloi rreth orës 09:20 me kohën lokale, i tha një burim në shërbimet e urgjencës agjencisë ruse të lajmeve Tass. Sinjali i parë nga alarmi i aktivizuar në shkollë u dërgua pesë minuta më vonë.

Top Channel