11:09
Kartelet shqiptare, si “Narcos”/ Prokurori italian: Si një celular u kthye në minierë ari për policinë
“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të dorës së dytë. Por operacioni “Los Blancos” dëshmon megjithatë se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u lidhur drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, e duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet bënë të mundur të konstatohej ekzistenca e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”; nga Gjykata e Firenzes, prokurori kombëtar italian i antimafia, Federico Cafiero De Raho, theksoi rëndësinë e madhe të operacionit që shkatërroi bandën shqiptare të kokainës.