E martë, 20 Tetor 2020
11:47
“S’më dha lekët prandaj e vrava”/ Gjykata vendos arrest me burg për vrasësin e ndërtuesit Niko Goro

Gjykata dha sot masën arrest me burg për Kliti Leka i cili akuzohet për vrasjen e ndërtuesit Niko Goro në Himarë para tre ditësh.

11:44
Qeveria miraton projekt buxhetin për 2021, parashikohet rritje ekonomike 5.5%

Qeveria ka miratuar në një mbledhje të posaçme të saj Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili  ka si synim rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore si tërmeti i  26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

11:36
Shoqërimi i Bojken Abazit/ VV në Tiranë: Të lirohet një orë e më parë

Dega e lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka reaguar për shoqërimin e Bojken Abazit nga policia tek Ministria e jashtme ku pritet nga momenti në moment të mbërrijë ministri grek Dendias.

11:33
Rama: Objektivi të mos kemi një mbyllje të dytë, vendet më demokratike të botës kanë rregulla më të ashpra se ne!

Gjatë një takimi me një rrjet inspektorësh antiCOVID , kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është shprehur se objektivi kryesor është që të mos mbyllemi sërish, pasi do të ishte një goditje e madhe për ne, është një goditje e madhe për Francën që është një ndër shtetet me ekonominë më të fortë në Evropë.

11:30
4 edukatore dhe 2 sanitare me covid/ Mbyllet kopshti në Pogradec

Në Pogradec është mbyllur kopshti “Persefoni Treni” në lagjen nr 2. Shkak është bërë përhapja e Covid 19 në personel.

11:18
“Çamëria është gjallë”, shoqërohet një tjetër protestues te Ministria e Jashtme

Një tjetër protestues, i cili mbante një pankartë ku shkruhej “Çamëria është gjallë”, u shoqërua pak më parë nga policia ndërsa Top Channel po ndjek ngjarjen minutë pas minute.

11:11
“Në këto 2-3 muaj s’ka për të qenë e lehtë”/ Mbajtja e maskës, Manastirliu: Ky është normaliteti i ri

E gjendur përballë një rrjeti inspektorësh antiCovid, të cilët do të jenë në krye të detyrës në rrugë e në mjedise të mbyllura, për zbatimin e masave nga qytetarët dhe bizneset, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu u ndal disa herë gjatë fjalës së saj te rëndësia e ndërgjegjësimit të popullatës, sa i takon mbajtjes së maskës dhe respektimit të rregullave të higjienës.

11:04
Dendias në Tiranë/ PDIU protestë te Ministria e Jashtme, përplasje me policinë, ndalohet drejtuesi i VV-së në Tiranë

Ndërkohë që për 30 minuta pritet të mbërrijë në ambientet e Ministrisë së Jashtme ministri grek Nikos Dendias, përplasjet e para kanë nisur në zonë.

10:56
Berat/ Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe vetëgjyqësi, arrestohen 3 persona

3 persona të shpallur në kërkim janë arrestuar gjatë kësaj të marteje (20.10.2020) nga Policia e Beratit.

10:40
Elbasan/ Dhunë në familje, lëndë narkotike, ushtrim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen 2 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

2 persona janë arrestuar gjatë kësaj të marteje(20.10.2020) nga Policia e Elbasanit dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

10:40
Fotot/ Dendias në Tiranë, blindohet Ministria e Punëve të Jashtme

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën. Ndërkohë që në kryeqytet janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e vizitës. Forca të shumta policie janë vendosur tek Ministria e Jashtme, siç duket dhe nga fotot e siguruara nga Top Channel, ku efektivët kanë blinduar  të gjithë perimetrin e ministrisë.

10:37
Vjedhje dhe shpërdorim detyre/ Arrestohet një person në Durrës, ndalohen edhe 2 të shpallur në kërkim

Një person ka rënë në pranga në Durrës, dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë si dhe janë ndaluar dy persona të shpallur në kërkim.

10:29
Elbasan/ Gjimnazistë me Covid-19 te “Dhaskal Todri”, merren masa për mbylljen e klasës

Një grup i klasës së 12-të në gjimnazin Dhaskal Todri në Elbasan u mbyll pasi një pjesë e nxënësve rezultuan pozitivë me Covid-19.

10:26
Republika Çeke ashpërson masat kundër koronavirusit në ambiente të jashtme

Republika Çeke e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambiente të hapura, teksa numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet në këtë shtet.

10:19
Delegacioni shqiptar zhvillon takim online me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së

Gjatë ditës së hënë (19.10.2020), Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kanë zhvilluar takime online me Anna Bjerde, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe me Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit për Evropën në FMN, në kuadër të Mbledhjeve Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB).

10:17
Rama pas mbledhjes së PS-së: E turpshme që kemi në zyrën e Presidentit një njeri që ka dalë nga shinat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur këtë të martë drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, në takimet e përjavshme.

10:11
24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

24 pacientë të infektuar me virusin korona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

10:08
Trump do të heq Sudanin nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Sudani do të hiqet nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit pasi të paguajë qindra miliona dollarë për viktimat e sulmeve të së kaluarës dhe familjeve të tyre.

10:06
Shkatërrohen tanke, sisteme raketore/ Vazhdojnë operacionet e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara

Ushtria e Azerbajxhanit po vazhdon operacionet për të çliruar territorin e tij nga pushtimi armen, tha Ministria e Mbrojtjes.

10:06
Kosovë/ Qeveria i dërgon kërkesë Thaçit për hapjen e ambasadës në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

10:02
Në Napoli ndezin alarmin: Ndalni vatrën AZ Alkmaar!

Makthi i COVID-19 vazhdon të përndjekë Napolin. Fillimisht me pozitivitetin e lojtarëve të tillë si Zielinski dhe Elmas, më pas takimi i pazhvilluar me Juventusin (napolitanët humbën ndeshjen në tavolinë dhe -1 pikë nga klasifikimi) dhe tani sfida e Europa League-s përballë Az Alkmaarit.

09:54
Shtatë të infektuar te Parma, një prej tyre qendërmbrojtësi portugez

Parma është ndër klubet e Serisë A më të prekura nga Koronavrusi. Mes shtatë pjesëtarëve të ekipit emilian, që kanë rezultuar pozitivë, zbulohet emri i parë. Ai është portugezi Bruno Alves. Menaxheri i veteranit luzitan, Oscar Damiani, për “Parma Live” u shpreh:

09:46
​Hapja e misionit diplomatik në Izrael, Qeveria nis kërkesën tek presidenti

Në paraditen e së martës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim konsultativ ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla.

09:40
Kukës/ Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet punonjësi, në kërkim pronari

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit.

09:38
Kërkon Vjosa dhe të del “Sarandaporos”/ Emërtesat e gabuara në Google, Cakaj: 40 janë rregulluar edhe 1 ka mbetur

Kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së MEPJ për rregullimin e 41 pasaktësive të publikuara në platformat Google Map dhe Google Earth, lidhur me emërtesat gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë.

09:25
Mikrofonat do të jenë të mbyllur pjesërisht në debatin e fundit Trump-Biden

Mikrofonët e Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden do të jenë të mbyllur për disa pjesë të debatit të tyre të fundit të enjten, për t’i dhënë mundësi secilit kandidat që të përgjigjet pa ndërprerje sipas Komisionit për Debatet Presidenciale.

09:15
Gjykata Supreme mundëson shtyrjen e afatit të fundit për votim me postë në Pensilvani

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka mundësuar shtyrjen e afatit të fundit për votim përmes postës në Pensilvani, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

09:04
Do korruptonte policin me 20 euro, arrestohet 28 vjeçari nga Kosova

Njësia e Policisë Rrugore për Autostradën ka parandaluar një rast të mitëdhënies (rryshfet).

08:55
Dendias sot në Tiranë/ Takohet me Ramën, Cakajn e Metën (çfarë pritet nga vizita)

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën.

08:50
Norvegji: Invazioni i gaforres së Arktikut

Përhapja e vazhdueshme e gaforres Kamçatka në brigjet veriore të Norvegjisë i ka dhënë impuls ekonomisë së rajonit të dobët. Por ky burim i ri i të ardhurave për banorët është këmbanë alarmi për ambientalistët.

08:42
Remdesiviri jep efekte kundër Coronës, por nuk është magjik

Ilaçi Remdesivir ul disi numrin e vdekjeve dhe kohëzgjatjen e sëmundjes pas infektimit me Corona, por nuk është ai ilaçi magjik, siç pritej. Një studim i fundit i OBSH konfirmon rezultatet e mëparshme lidhur me ilaçin.

08:38
Si përdoren video-lojërat për qëllime politike

Video-loja “Animal Crossing: New Horizons” është bërë platformë për politikanët dhe aktivistët politikë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

08:26
Nisin testimet e para për koronavirus në Aeroportin Heathrow të Londrës

Pasagjerët që do të udhëtojnë nga Aeroporti Heathrow i Londrës drejt Hong Kongut dhe Italisë të martën, do të jenë të parët që kanë mundësinë e kryrjes së testit të shpejtë për koronavirus para nisjes.

08:00
Shifra alarmante! Argjentina bëhet vendi i 5 në botë që kalon mbi 1 milion të infektuar me Covid-19

Argjentina është bërë shteti i pestë në botë që ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Argjentina raportoi 12 mijë e 982 raste të reja duke e çuar në total numrin e të infektuarve me Covid-19 në 1 milion e 2 mijë e 662.

07:51
Ndërtimi i Unazës së Re/ IKMT prish 20 objekte në Lotin e III

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir).

07:26
Rama poston videon: Sharra dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën

Prej ditësh debati politik është fokusuar te inceneratorët, ku njëri ndër më të përfolurit është ai i Sharrës.

07:10
Diell dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta.

06:59
Mëngjeset e shëndetit/ Çfarë duhet të hani dhe çfarë jo

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin? Zakonisht, një filxhan kos, një filxhan kafe dhe lëng i freskët portokalli plotësojnë pritshmëritë bazë për një mëngjes perfekt në dukje. Për fat të keq, të paktë janë ata që janë të ndërgjegjshëm mbi pasojat që disa ushqime lënë në stomakun tonë kur konsumohen me të hapur sytë.

06:40
Vlerat e fuqishme të çajit shqiptar të malit

Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve të Shqipërisë është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore. Çaji i malit i varietetit bimor Sideritis Raeseri është natyralisht pa kafeinë. Ai bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcenjtë e bimës Sideritis që lulëzon në shpatet dhe malet e vendit tonë.

06:27
Metabolizmi/ Ushqimet më të këqija për djegien e yndyrnave

Metabolizmi është një proces biokimik natyral që ndodh kur trupi transformon ushqimin që hamë në energji të shfrytëzueshme. Sa më efikas të jetë ky proces, aq më të pakta janë gjasat që të shtoni në peshë.

06:06
Shëndeti mendor/ Hipertensioni dhe ndikimi i tij tek demenca

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin.

05:35
Moska pritet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit brenda javësh

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se vendi që ai udhëheq do të nisë vaksinimin masiv kundër koronavirusit në periudhën “dhjetor-janar”, teksa synon të hapë dy spitale tjera, ashtu që autoritetet të përballen më lehtë me rritjen e numrit të rasteve të infektimit.

04:58
Njoftime për zjarr artilerie në Nagorno-Karabak

Zjarr artilerie u raportua të hënën në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh, megjithë një armëpushim që hyri në fuqi të dielën herët.

04:36
Nuk do të ketë vaksinë për koronavirus para zgjedhjeve amerikane

Parashikimet e Presidentit Trump për një vaksinë kundër koronavirusit para zgjedhjeve të 3 nëntorit, nuk do të përmbushen. Të premten, gjigandi farmaceutik Pfizer njoftoi se nuk do të kërkojë autorizim emergjent për nxjerrjen e vaksinës së saj kundër koronavirusit deri në fund të nëntorit. Dy kompani të tjera kryesore janë në pritje. Një kompani e katërt, nuk ka gjasa të ketë rezultat deri në fund të vitit.

04:14
Presidenti Trump kritikon ashpër Dr. Faucin

Presidenti Donald Trump ishte shumë kritik të hënën ndaj Dr. Anthony Faucit, shtypit dhe anketave që e tregojnë atë pas rivalit demokrat Joe Biden në shtetet fushëbeteja, ndërsa përpiqet të përhapë mesazhin e tij dy javë para zgjedhjeve. Në ditën e tretë të fushatës në pjesën perëndimore të vendit, Presidenti Trump po përballej me presion të fortë për të ndryshuar prirjen e fushatës, me shpresën për rritje të mbështetjes të minutës së fundit që i dha atij fitoren katër vite më parë.

03:52
SHBA, sfidat e miratimit të një pakete ndihme para zgjedhjeve

Ligjvënësit amerikanë janë në garë me kohën për të miratuar një paketë të dytë masive të ndihmave për të trajtuar krizën ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuara nga koronavirusi. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi do të flasë me Sekretarin e Thesarit Steve Mnuchin të hënën përpara një afati 48 orësh që ajo vendosi për të arritur një marrëveshje përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

03:35
Këshilltari i presidentit sinjalizon një debat me më pak ndërhyrje të enjten

Një prej këshilltarëve kryesor të fushatës së Presidentit Donald Trump sinjalizoi se presidenti mund të ndërhyjë më pak gjatë debatit të fundit të së enjtes me kundërshtarin e tij demokrat ish-Nënpresident Joe Biden, krahasuar me përballjen e tyre të parë muajin e kaluar.

03:03
SHBA padit 6 agjentë rusë për sulm ndërkombëtar kibernetik

Prokurorët amerikanë kanë ngritur padi ndaj gjashtë oficerëve rusë të zbulimit ushtarak në lidhje me një fushatë ndërkombëtare sulmi kibernetik në qendër të së cilës kanë qenë zgjedhjet presidenciale franceze në 2017-ën dhe Lojërat Olimpike Dimërore të 2018-ës në Korenë e Jugut, mes disa objektivash të tjerë. Fushata kibernetike përfaqësonte “serinë më çorientuese dhe me shkatërruese të sulmeve kompjuterike të kryer ndonjëherë nga një grup i vetëm”, tha John C. Demers, kreu i sektorit për Sigurinë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë.

02:41
Trump, Biden hyjnë në fazën e fundit të fushatës, bëhen gati për debatin

15 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, demokrati Joe Biden vazhdon të kryesojë në sondazhet kombëtare ndaj presidentit republikan Donald Trump, ndërsa miliona amerikanë po votojnë para datës së zgjedhjeve.

02:20
‘Pushtimi i Tajvanit’, në Kinë ka spekulime për super raketën

Kina zhvendosi në rajonet bregdetare pranë Tajvanit raketën e saj më të avansuar hipersonike, e sipas një raporti të cituar nga Daily Mail, kjo lëvizje mund të jetë shenjë e përgatitjeve për një pushtim të mundshëm të Tajvanit.

01:59
Rritet në mënyrë shqetësuese numri i të infektuarëve në disa vende, izolohet edhe gruaja e Macron

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron është në izolim për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar i prekur nga Covid-19. Bashkëshortja 67 vjeçare e shefit të Elizesë nuk ka simptoma, por ashtu siç e dikton protokolli, është karantinuar për një javë.

01:37
Covid-19/ Zgjidhje falë ventilimit, Gjermania investon 500 milionë euro për përmirësimin e sistemit në ndërtesat publike

Qeveria gjermane po investon 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesa publike, me qëllimin të luftohet përhapja e koronavirusit.

01:16
iPhone 12 ia kalon iPhone 11-tës/ Shitje rekord sapo u prezantua modeli i ri

Ishte pritur me padurim, dhe nuk është çudi që prezantimi i iPhone 12 mori vëmendje aq të madhe. Interesi i jashtëzakonshëm për modelin e ri, të pajisur me teknologjinë për të përdorur rrjetin 5G, u shfaq qartë edhe në nivelin e porosive.

00:52
Rrjet celular në Hënë? Kompania finlandeze Nokia është përzgjedhur për ta ndërtuar

Kompania finlandeze Nokia është përzgjedhur nga NASA për të ndërtuar rrjetin e parë celular në Hënë. Rrjeti hënor do të jetë pjesë e përpjekjeve të agjencisë amerikane të hapësirës për të kthyer njerëzit në Hënë në vitin 2024 dhe për të ndërtuar atje vendbanime afatgjata mbi bazën e programit të saj Artemis, thotë VOA.

00:34
Avokati i Napolit i bindur: Humbja në tavolinë ishte padrejtësi, e rrëzojmë në Apel

Avokati i Napolit, Mattia Grassani ka dhënë një intervistë për radion e njohur “Kiss Kiss Napoli”, ku është ndalur gjerë e gjatë te ndeshja e pazhvilluar ndaj Juventusit, rezultati i të cilës u vendos 0-3 për bardhezinjtë në tavolinë.

00:15
Lajm i mirë për Piolin, mbrojtësi brazilian mposht koronavirusin pas thuajse një muaji

Në derbi Stefano Pioli luajti pa asnjë qendërmbrojtës në pankinë, pasi të vetmit që kishte në dispozicion, ishin titullarët Kjaer e Romagnoli, megjithatë tekniku i Milanit mund të marrë frymë lirisht para ndeshjes ndaj Celtic në Ligën e Europës.

E hënë, 19 Tetor 2020
23:51
Uzuni preket nga koronavirusi dhe humb përballjen me Messin

Myrto Uzuni priste me padurim 20 tetorin për të luajtur kundër Barcelonës së Lionel Messit dhe bërë realitet një ëndërr të tij, por duket se koronavirusi i ka prishur planet sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

23:38
Kaliniç nuk lë gjurmë në debutim, Verona e Genoa ndajnë nga një pikë

Java e katërt e kampionatit italian u mbyll mbrëmjen e sotme me sfidën mes Veronës e Genoas në “Bentegodo”, e cila përfundoi në barazim pa gola, pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave për të fituar ndeshjen.

23:23
Devijimi i pafat i Philips, i jep Wolvesit fitoren në transfertën ndaj Leeds

Wolves ia doli të largohet me tre pikë nga transferta e vështirë ndaj Leeds United, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1, falē një goli tē sulmuesit meksikan Raul Jimenez në minutën e 70′, goditja e të cilit gjeti u ndihmua edhe nga njē devijim i mesfushorit Philips.

22:59
Çudia në Kanada, qyteti pa asnjë rast të virusit

Rastet me COVID-19 po rriten në shumë pjesë të Kanadasë, por një rajon ne veri të vendit, po i habit të gjithë. Ky territor duket se nuk ka asnjë rast të koronavirusit.

22:51
Rrjet celular në Hënë?

Kompania finlandeze Nokia është përzgjedhur nga NASA për të ndërtuar rrjetin e parë celular në Hënë.

22:51
Koka-Tabakut: Dole fole dhe një ditë në Vlorë por pastaj u tërhoqe, ish-Deputetja: Më ngatërron

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi betejën politike që ka nisur mes mazhorancës dhe opozitës për inceneratorët.

22:49
Sapo u prezantua/ Shitja e iPhone 12 kalon iPhone 11

Ishte pritur me padurim, dhe nuk është çudi që prezantimi i iPhone 12 mori vëmendje aq të madhe.

22:49
Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive: Koha më e errët e pandemisë me COVID-19 po vjen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) jo vetëm që kanë më së shumti raste të infeksionit me koronavirus në botë, por gjithashtu zënë vendin e parë për nga numri i vdekjeve maksimale të lidhura me sëmundjen fatale.

22:43
Të shtëna me armë në Vlorë, shpëton 27-vjeçari! Bën kallëzim në polici

Vlorë- Një 27 vjeçar, banues në Vlorë  ka bërë një kallëzim se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit .

22:40
​Nagavci: Në mënyrë që të diskutohet asociacioni, është dashur të rrëzohet Qeveria Kurti

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kërkojë zgjedhje, me arsyetimin se vetëm politikat e saja mund të zgjidhin problemet aktuale me të cilat përballet vendi.

22:30
“Po ti ndani lekët me shokë, nuk vjen njeri të investojë në Shqipëri”, Bushati replikon me Koken

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi betejën politike të mazhorancës dhe opozitës për inceneratorët.

22:20
Punimet te “Unaza e Re”/ Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative që mund të përdorni

Duke filluar nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe, tek ish sheshi “Shqiponja”, pasi do të shemben disa objekte tek zona e Astirit, ndërkohë që do të fillojnë faza e tretë e punimeve për pjesën e tretë të kësaj rruge, që do të zgjas 4 muaj.

22:14
Makina hyn brenda shtëpisë, pamje nga aksidenti i pazakontë (FOTO)

Një aksident i rëndë është shënuar në Kaliforni të SHBA-ve.

22:08
Lefter Koka në ‘Open’: Vetëm fusha e mbetjeve kushtonte 400 mijë euro, inceneratorët praktikë europiane

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka ka argumentuar në emisionin OPEN në Top Channel se reforma në menaxhimin e mbetjeve ishte një domosdoshmëri, pasi Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Fieri ishin në “emergjencë mjedisore”.

22:02
​Zemaj: Jemi në proces të blerjes së barnave antiCOVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pranuar se lista e barnave esenciale nuk i përmbush nevojat aktuale, por tha se do të ketë një angazhim për rishikimin e kësaj liste.

22:00
Ndërprerje të energjisë në këto zona të Tiranës, OSHEE: Shkak, punimet nga UKT

Gjatë mbrëmjes të kësaj të hëne kanë mbetur pa energji elektrike zona e Alliasit, një pjesë e rrugës “Myslym Keta” dhe ish-Kinostudio.

21:55
Një 73-vjeçare pretendon se Baba Vanga ka parashikuar COVID-19: Ja çfarë më tha…

Gruaja e verbër misterioze, Baba Vanga, besohet të ketë paralajmëruar shumë vite më parë pandeminë e COVID-19, duke thënë se “do të jetë mbi të gjithë ne”.

21:52
Tabaku vazhdon akuzat në ‘Open’: Inceneratori i Elbasanit u dha pa garë, kompania u krijua 3 ditë pas…

Inceneratorët janë kthyer në temë lufte mes opozitës dhe mazhorancës në prag të fushatës. Kjo luftë politike është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

21:48
Tabaku në ‘Open’: Shkova për xhirime te inceneratori dhe 5 makina më rrethuan

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka bërë një deklaratë live në emisionin ‘Open’ në Top Channel teksa fliste për inceneratorin e Elbasanit.

21:48
​Shpend Ahmeti: Taksa për vetura vlen për të gjithë, jo vetëm për rajone tjera

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti është deklaruar serish lidhur me propozimin e tij për vendosjen e taksës për veturat që hyjnë në kryeqytet.

21:42
Kendall Jenner sjell modën e karantinës në një nivel tjetër (FOTO)

Kendall Jenner është një nga motrat njohura të familjes Kardashian/Jenner.

21:41
29 vjeçarja tregon arsyen e gjashtë dështimeve pasi doktorët i thanë se “nuk ka asnjë problem”

Një grua që ka pësuar gjashtë dështime të shtatzanisë tregon se më vonë u diagnostikua me she endometriosis pas dhimbjeve të rënda të barkut.

21:36
Serbi dhe boshnjaku vjedhin për 4 minuta mallra me vlerë 200 mijë euro të Gucci

Një 37-vjeçar serb dhe një 43-vjeçar boshnjak  janë arrestuar dhe dënuar para një gjykate në Varese të Italisë, me tre vite e katër muaj burg, për grabitjen e një dyqani “Gucci”.

21:32
PD e kallëzoi për firmën e inceneratorëve, Lefter Koka në ‘Open’: Akuza politike të pabaza, s’jam penduar që kam firmosur

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) kallëzimin për inceneratorët duke pretenduar se është kryer një vjedhje disa miliona euro.

21:32
​Zemaj: S’ka masa të reja shtrënguese, gastronomët t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19

Gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur si pasojë e mbylljes gjatë pandemisë me koronavirus.

21:28
Palestina regjistron 6 vdekje nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore palestineze sot kanë konfirmuar gjashtë vdekje shtesë për shkak të pandemisë së koronavirusit .

21:24
PD kallëzim në SPAK për inceneratorët/ Lefter Koka në ‘Open’: Punët me para bëhen! Tabaku: Pse u detyruar kompania të fshihej

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK një tjetër padi për çështjen e inceneratorëve. Sipas PD ka kërkuar nga SPAK që ta hetojë çështjen por s’ka reaguar dhe sot jemi këtu për të dorëzuar materialet.

21:20
“Pushtim i Tajvanit”/ Në Kinë, spekulime për super raketën

Kina zhvendosi në rajonet bregdetare pranë Tajvanit raketën e saj më të avancuar hipersonike, e sipas një raporti të cituar nga Daily Mail, kjo lëvizje mund të jetë shenjë e përgatitjeve për një pushtim të mundshëm të Tajvanit.

21:15
Mposhtja e Covid/ Gjermania, zgjidhje falë ventilimit

Qeveria gjermane po investon 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesa publike, me qëllimin te luftohet përhapja e koronavirusit.

21:13
Polici i martuar britanik refuzon vrasjen e të dashurës së fshehtë (Gjyqi+fotot)

Një oficer policie që akuzohet se ka mbytur të dashurën e tij sekrete u tha prokurorëve se përdorte një aplikacion sekret për t’i dërguar mesazhe pse ajo ishte një “bastarde e djallëzuar”.

21:13
Pandemia në Francë, izolohet Brigitte Macron

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron është në izolim për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar i prekur nga Covid 19.

21:11
“Është një katastrofë”/ Trump sulmon Faucin për Covid-in

Në tubimin më të fundit të fushatës, presidenti Donald Trump sulmoi ashpër kreun e institutit kombëtar të alergjisë dhe sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, të cilin e përshkroi si një “katastrofë që ka qenë rrotull prej 500 vjetësh”.

21:05
Arbana Osmani poston foton e ëmbël pas lindjes së djalit: Një Diell i vogël na shndriti sot

Pas një pritje disa mujore, moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani dhe partner i saj Eduard Grishaj u bënë prindër të një djali, të quajtur Diell.

20:51
​Italia mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Shefi i diplomacisë italiane Luigi Di Maio sot gjatë një takimi me emisarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij ndaj vazhdimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin evropian.

20:44
“Ftesë në 5″/ 9 muaj nëpër hotele, këngëtarja tregon eksperiencën 48 orëshe vetëm në dhomë

Këngëtarja Ermiona Lekbello rrëfeu para Bieta Sulos në “Ftesë në 5”, se ka nëntë muaj që jeton në hotel.

20:42
SHBA ngre padi kundër gjashtë rusëve për sulme kibernetike

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka ngritur akuza kundër gjashtë zyrtarëve ushtarakë rusë për dyshimin se kishin për qëllim të rrezikonin zgjedhjet në Francë në vitin 2017, Lojërat Olimpike Dimërore dhe ekonominë amerikane përmes sulmeve kibernetike.

20:40
Fiksi “zhvesh” ish ambasadoren nga përfitimet diplomatike

Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari vijon të mbajë automjetin me targa diplomatike edhe pse nuk është më pjesë e trupit diplomatik.

20:32
S’them “boll” për burrë, këngëtarja 46 vjeçare flet për punët e zemrës

Këngëtarja e njohur Ermiona Lekbello, ishte e ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

20:27
Lenglet në bisedime me Barcelonën për një kontratë të re

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka hapur bisedimet me “Blaugranët” për një kontratë të re, pas paraqitjeve solide edicionet e fundit, sipas “Mundo Deportivo”.

20:25
SHBA-ja dhe Britania dënojnë sulmet kibernetike ruse kundër Lojërave Olimpike

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar të hënën ato që kanë thënë se kanë qenë sulme të dëmshme kibernetike, të orkestruara nga inteligjenca ushtarake ruse, duke përfshirë përpjekjet për të penguar Lojërat Olimpike dhe ato Paraolimpike në Tokio.

20:22
“Shqipja duhet të shkoj në Psikiatri”, rihapet sërish çështja!

Para disa puntatash, opinionisti Arjan Konomi u përfshi në një debat të ashpër me Shqipen.

20:16
Ariu masakron punonjësin e kopshtit zoologjik para autobuzit të vizitorëve

Kopshti i botës së egër në Shanghai është mbyllur përkohësisht pasi një punonjës është copëtuar nga një ari i murrmë të shtunën në repartin e “kafshëve të egra” të parkut.

20:13
Koeman: Van Dijk arrogant, por tani është në mesin e më të mirëve në botë

Virgil van Dijk ka qenë dembel dhe arrogant në fushë, por tani është ndër mbrojtësit më të mirë në botë, sipas Ronald Koeman.

20:09
​Carla Bruni-Sarkozy për plakjen: Në moshën 50-vjeç, më në fund bëhesh grua

Në prag të publikimit të albumit të saj të ri, ish-zonja e parë e Francës dhe ish-supermodelja, Carla Bruni, dha një intervistë për “Vogue”, në të cilën përveç muzikës, ajo foli edhe për plakjen.