E shtunë, 07 Gusht 2021
18:46
Fluks në Kapshticë dhe Qafëthanë/ Emigrantë që kthehen dhe të huaj që vijnë në Shqipëri për turizëm

Gushti ka rritur ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve në pikat kufitare të juglindjes. Nga Kapshtica dhe Qafëthana gjatë 24 orëve hynë në Shqipëri mbi 8500 persona dhe dolën 5500.

18:43
Masa për të pavaksinuarit?/ Edhe Kosova mund t’i shqyrtojë kufizimet

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk e përjashton mundësinë e kufizimeve, dhe me këtë ide pajtohen mjekët si dhe grupe për të drejtat e njeriut.

18:35
​Lionel Messi paraqitet nesër në konferencë për media

Lionel Messi do të paraqitet në një konferencë shtypi të dielën në orën 12:00 për t’i thënë lamtumirë Barcelonës dhe tifozëve të klubit.

18:28
Babai i dehur qëllon me armë në drejtim të djalit

Policia në Rahovec arrestoi një mashkull, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, pasi kishte shtënë me armë në drejtim të djalit të tij.

18:20
Aksidenti në Kroaci, 6 të lënduar ende në spitalin e Slavonski Brodit

Kur janë bërë dy javë nga aksidenti tragjik i autobusit në Kroaci, në spitalin e Slavonski Brodit po marrin ende trajtim mjekësor gjashtë të lënduar.

18:07
Guardiola jep dy lajme jo të mira për Cityn në prag të fillimit të sezonit të ri

Kevin De Bruyne dhe Phil Foden nuk do të mund të luajnë për një kohë të gjatë, ka thënë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

18:05
13 vjeçarja gjendet e varur në shtëpi, nëna e saj tregon ngjarjen

Një nënë që gjeti vajzën e saj adoleshente të varur pasi u kthye në shtëpi me një McDonald’s për të ,thotë se vdekja e saj ishte një “thirrje për ndihmë”.

17:57
“Natyra po shkatërrohet, duhet…”/ 10 vjeçarja ndalet në Rrugën e Kombit dhe bën thirrjen e fortë për zjarret

Ndërsa Shqipëria aktualisht është në luftë me flakët dhe ushtria po bën çmos për t’i mbajtur nën kontroll, ose për t’i shuajtur ato, ajo që tërheq vëmendjen është apeli i kësaj të miture.

17:23
Situata e covid/ MSH: 139 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ulet numri i qytetarëve të vaksinuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 149 qytetarë që ishin testuar pozitivë dje, sot kemi pozitivë vetëm 139 raste. Fatkeqësisht njësoj sikurse edhe dje kemi një humbje jete. Viktima është një 79-vjeçar nga Durrësi.

17:18
Era riaktivizon zjarrin në Kepin e Rodonit, vatër edhe në Qerret. Digjen binarët e linjës hekurudhore

Në Kepin e Rodonit zjarri është fikur, po dhe riaktivizohet në varësi të erës.

16:41
Burri përdhunoi 20 vjeçaren me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzënë, ja si mori vesh lajmin gruaja e tij. Infermierja e fshatit flet për rastin

Fshati i Ngjeqari, i Fierit u trondit sot me arrestimin e një banori të tij, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara.

16:29
“Komisariati Dixhital” fundos shkelësit e ligjit/ Procedohen 432 drejtues mjetesh

Rrugorët e kryeqytetit kanë monitoruar të gjitha njoftimet e adresuara nga qytetarët, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, një pjesë e të cilave janë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si ushtrim aktiviteti të palicencuar nga mjetet e përdorimit vetjak, shkelje të sinjalizimit rrugor, gara shpejtësie, parakalime të gabuara etj.  

16:19
Shpëtohen qindra migrantë në Mesdhe

Në Sicili të Italisë të shtunën (7 gusht) zbarkuan më shumë se 250 migrantë nga një anije shpëtimi e organizatave humanitare, ndërsa një anijes tjetër që mbante rreth 550 persona iu dha leja për të zbarkuar në ishullin italian.

16:05
Arrestohet mafiozja 70-vjeçare, po shkonte në Spanjë për të takuar vajzën

E dyshuar si drejtuese e mafias, një 70-vjeçare është arrestuar ndërsa po përpiqej të hipte në një fluturim për në Costa del Sol për të ‘vizituar vajzën e saj’.

15:58
Eleminohet rreziku në vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës/ Vijon puna në Karaburun

Eleminohet rreziku në vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës. Po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës.

15:40
Shkolla dhe rrugë të reja/ Veliaj tregon investimet në njësitë 5 dhe 6 në Tiranë

Pas ndërtimit të shkollës së re Murat Toptani në njësinë administrative 5 dhe 6 në Tiranë janë rikonstruktuar edhe dy rrugë, ajo Sabaudin Gabrani dhe Leka i madh të pajisura me sinjalistikën e nevojshme si dhe me rrjet kanalizimesh.

15:33
SHBA, 90-vjeçari arrestohet për herë të dytë brenda një jave

Një 90 vjeçar nga Florida ra për të dytën herë radhazi në pranga këtë javë.

15:29
Shtatori i rrezikshëm, “vaksinohuni”/ Mjeku Alban Ylli: varianti Delta të vaksinuarit i prek lehtë

Edhe në Shqipëri rastet e infektuara me mutacionin Delta po rriten me shpejtësi madje ka në mes tyre edhe persona që janë vaksinuar .

15:20
Vazhdon “Revolucioni” në Francë/ Protesta të reja kundër pasaportës së vaksinimit

Në Francë nuk ndalen protestat kundër përdorimit të detyrueshëm të pasaportës së vaksinimit

15:13
“Zjarrvënësit të paguajnë dëmet”/ Sugjerimi, “të ndryshojë ligji, autorët të paguajnë”

Rajoni po lufton me zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta, por ndryshe nga kudo në Shqipëri zjarret shkaktohen nga dora e njeriut që ndez vatra të tilla kryesisht për të hapur kullote e më pas për të pastruar tokën.

14:54
Holandezët shuajnë zjarret në Vlorë/ Eliminohen dy vatrat e rrezikshme në Dukat dhe gjirin e Gramës

Helikopteri shinuk që mbërriti dje nga Hollanda për të ndihmuar Shqipërinë me zjarret, sot hyri në veprim.

14:43
Masa kufizimi ndaj pandemisë në Tetovë

Gjendja epidemiologjike në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar gjë që ka çuar në marrjen e vendimit për masa shtrënguese nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

14:23
Ministria e Mbrojtjes: Eliminohen vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës

Ministria e Mbrojtjes njofton se janë eliminuar vatrat e zjarrit në Dukat dhe në Gjirin e Gramës.

14:21
Masa kufizimi ndaj pandemisë në Tetovë

Gjendja epidemiologjike në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar gjë që ka çuar në marrjen e vendimit për masa shtrënguese nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

14:18
Mbi 4,4 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në mbarë botën

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 400 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

14:08
Turqia dhe Greqia vazhdojnë përballjen me zjarret

Greqia dhe Turqia po vazhdojnë të përballen me zjarre në disa rajone, të cilat përveç dëmeve të shumta kanë detyruar evakuimin e mijëra banorëve.

14:00
Lukaku, Chelsea ofron 110 milionë+Zappacosta!

Mungojnë edhe 5 milionë euro për Lukakun, me Chelsean që deri tani ka vënë në pjatë 110 milionë. Nuk janë pak, por nuk mjaftojnë, për Interin kufiri minimal është 115.

13:55
Vidhnin makina dhe banesa në Durrës, arrestohet një person në kërkim dy bashkëpunëtorët

Një person ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “mesnata”.

13:43
Dera e kafazit ishte hapur, gruaja masakrohet nga tigri dhe vdes në vend

Një grua ka humbur jetën në vend , pasi u sulmua nga një tigër i cili e kafshoi atë në qafë teksa ajo po punonte në park.

13:41
Mostrat e para. Roveri i NASA-s në Mars në kërkim të jetës aliene

Roveri Perseverance i NASA -s ka filluar të shpojë në sipërfaqen e Marsit dhe të mbledhë mostra shkëmbinjsh që do të merren nga misionet e ardhshme për analiza nga shkencëtarët në Tokë.

13:40
Përfshihet nga flakët fshati Gjorgoz në Fier, forcat operacionale prej orësh në ‘luftë’ me flakët!

Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit.

13:36
‘Mos hajde pa prova’/ 11 shtatori, familjet e viktimave peticion kundër Biden

Anëtarët e familjeve të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 i kanë bërë thirrje Presidentit Joe Biden të qëndrojë larg ngjarjeve përkujtimore, në rast se ai nuk i deklasifikon dosjet në lidhje me sulmet.

13:29
Aktori me origjinë shqiptare i drejtohet Gjykatës, kërkon ndarjen nga gruaja pas 23 vitesh martesë

Aktori Jim Belushi ka habitur së fundmi me kërkesën e tij: kërkon të ndahet nga bashkëshortja!

13:14
Arrestohen 11 drejtues mjetesh, policia apel shoferëve: Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se janë vënë nën pranga 11 drejtues automjetesh, janë pezulluar 39 leje drejtimi, si dhe janë ndëshkuar me gjobë 1762 shoferë.

12:58
“Nuk vdes derisa të të shkatërroj”/ Aktorja e njohur dënohet me burg, pasi “kërcënoi” ish të dashurin

Aktorja turke Aygun Aydin, e cila ka luajtur në serialet “Kosem” dhe “Molla e ndaluar”, është dënuar fillimisht me 3 ditë burg pas ofendimeve që ka bërë ndaj ish partnerit të saj biznesmenit Hakan Sabanci.

12:55
Policia arreston dy të rinj dhe procedon penalisht tre të tjerë në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 2 persona, si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

12:42
Kokaina në banane/ Selim Çekaj kërkoi ndryshim të masës, GJKKO e lë në qeli!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) këtë të shtunë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekajn, pavarësisht se Prokuroria e Posaçme, SPAK u tërhoq nga kjo masë sigurie dhe kërkoi arrest shtëpie për 72-vjeçarin.

12:36
Për fundjavë në Shkodër, fluks automjetesh nga emigrantët dhe pushuesit

Fundjava ka sjellë një trafik të rënduar në rrugët e Shkodrës.

12:26
Vaksinim në shkolla/ Kërkohet në Kosovë para fillimit të mësimit

Viti i ri shkollor po planifikohet të zhvillohet me prezencë fizike, përkundër se deri tani vetëm 50 përqind e punëtorëve të sistemit arsimor janë vaksinuar.

12:22
Çmimet u rritën brenda një jave/ Ankohen konsumatorët në Bulqizë. Tregtarët: S’ka më forcë blerëse

Çmimet e fruta perimeve në Bulqizë janë rritur edhe pse prodhimi në këtë periudhë është i bollshëm.

12:16
Rikonstruktohen rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh”, Veliaj: Tani kemi jo vetëm shkollë të re, por edhe super infrastrukturë

Krahas shkollës së re “Murat Toptani”, banorët e Njësive 5 dhe 6 në kryeqytet kanë edhe një infrastrukturë rrugore dinjitoze.

12:08
Ndizet frikshëm zjarri në Vlorë, riaktivizohet vatra në Dukatin e Ri

Helikopteri chinuk që mbërriti dje nga Holanda për të ndihmuar Shqipërinë me zjarret, sot hyri në veprim.

12:02
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në fshatin Gjorm, shpallet në kërkim 42-vjeçari

Një 42 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Gjorm.

11:57
‘T’i jepet fund zjarrvënies të qëllimshme’/ Zjarrfikësit nuk janë paguar? Kryebashkiaku Leli: Çdo orë pune…

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka zbritur sot në terren për të monitoruar situatën e zjarrit në Karaburun.

11:52
“Ishte si një përbindësh”/ I treti më i madh në historinë e vendit, “Dixie” përvëlon Kaliforninë

Një zjarr që përfshiu Kaliforninë veriore u bë i treti më i madh në historinë e shtetit të Premten dhe duket se do të vazhdojë të rritet.

11:39
EMA: S’kemi mjaftueshëm të dhëna, herët për të vendosur rreth dozës së tretë

Rritja shqetësuese e rasteve me variantin delta të covid po shtyn shumë shtete të fusin në përdorim. në shtator, një dozë të tretë vaksine, apo përforcuese siç njihet ndryshe,.

11:38
Italia në luftë me zjarret, Sicilia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Italia vijon ‘luftën’ me vatrat e zjarrit, ndërsa meteorologët kanë parashikuar temperatura jashtëzakonisht të larta për ditët në vazhdim.

11:36
Zjarret/ Digjen 3000 ha tokë në Maqedoninë e Veriut

As Maqedonia e Veriut nuk i ka shpëtuar zjarreve shkatërruese.

11:35
Të dënuar më parë për trafikim narkotikësh dhe armësh/ Policia arreston 2 persona në Durrës, gjatë kontrollit iu gjeti…

Dy persona me precedent të mëparshëm kriminal janë vënë nën prangat e policisë, si dhe janë sekustruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë.

11:28
Zyrtare, Messi transferohet te PSG, firmos për 2 vite!

Gigio Donnaruma, Georgino Wijnaldum, Achraf Hakimi dhe Sergio Ramos ishin vetëm shkëndijat e kësaj merkatoje verore për Paris Saint Germain që do të mbyllet me “flakën e madhe” që do të ndizet mbi Kullën Eiffel pas pak ditësh.

11:25
U arrestua për shpërdorim detyre, sekuestrohet një pronë e ish-Drejtorit të Postës në Korçë

Gjykata e Korçës ka vendosur sekuestrimin e një prone të ish drejtorit të postës në Korçë, i cili u arrestua para një muaji për shpërdorim detyre.

11:18
Akuzohen për zjarrëvënie në kullota, procedohen penalisht tre persona në Gjirokastër

Tre persona janë proceduar penalisht për shkak të zjarrëvënie në kullotat në qarkun e Gjirokastrës.

11:11
Rama nxjerr videon nga aksioni në Karaburun/ Ministri: Riaktivizohet zjarri në Dukat, ngjarja e qëllimshme

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në rrjete sociale pamjet e operacionit nga ajri për fikjen e zjarreve më Karaburun të Vlorës.

11:00
Përfshihet nga flakët fshati Thirrë në Mirditë, digjen 50 ha tokë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Rreth 50 Ha pisha dhe shkurre janë përfshirë nga flakët në Malin e Rrunës, në fshatin Thirre në Mirditë.

10:42
Manastirliu: Fokusi ynë tek vaksinimi masiv +18 vjeç gjatë gjithë muajit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën verore në Ksamil, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.

10:40
I vuri zjarrin një kullote, dogji kodrën e malit, procedohet penalisht 73-vjeçari

Një 73-vjeçar në Lezhë është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

10:39
Aksidenti tragjik në Kroaci, 6 qytetarë të Kosovës ende në spital

Gjashtë qytetarë të Kosovës, të cilët u plagosën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci ende janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sllovanski Brodit.

10:28
Pamjet me dron/ Shtohen tragetet, fluksi i madh pasagjerësh në Durrës

Në portin e Durrësit ka një fluks në rritje të udhëtarëve që mbërrijnë me tragete nga Italia.Ata janë kryesisht emigrantë që rikthehen në shtëpi pas dy vitesh.

10:24
Dhunë ndaj të miturve dhe kanosje për marrje pasurie, 6 të arrestuar në Fier

Gjashtë persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier, për vepra të ndryshme penale.

10:12
Abuzoi seksualisht me 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzënë, arrestohet 56-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier.

10:04
Flakët prekin qiellin! Vijojnë të djegin banesa e shtëpi zjarret masive në Greqi

Situata e zjarreve nuk në Greqi nuk po shikon “asnjë dritë në fund të tunelit”.

09:58
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nisin punën helikopterët holandezë e çek, ja si paraqitet situata

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionet më të fundit lidhur me situatën e zjarreve që kanë ‘pushtuar’ vendin tonë gjatë dy javëve të fundit.

09:44
62-vjeçarit nga Franca i sekuestrohen 30 mijë euro në Kakavijë, policia jep detajet

Një shtetasi francez i janë sekuestruar 30 mijë euro në pikën kufitare të Kakavijës.

09:39
Riaktivizohen sërish disa vatra në Karaburun, helikopteri holandez në aksion për të shuar flakët (PAMJET)

Helikopteri i ardhur nga Holanda, në ndihmë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve në vendin tonë për shuarjen e vatrave të zjarrit, ka nisur punën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

09:27
Nis kampionati francez, Nantes i rrëmben Monacos pikën në transfertë

Këtë të premte ngriti siparin kampionati elitar francez për sezonin 2021-2022 me sfidën e zhvilluar në stadiumin “Luigji i Dytë” mes Monacos vendëse dhe Nantes.

09:15
The Economist: Përshtatja me ndryshimet klimatike, një botë 3°C më e ngrohtë nuk është e sigurt

Përmbytjet dhe zjarret ekstreme nuk po zhduken, por përshtatja mund të zvogëlojë efektet, shkruan The Economist Në vitin 1745, ndërsa lumi Liffey doli nga shtrati dhe depërtoi në themelet e shtëpisë së Edmund Burke, i riu përjetoi një tronditje të madhe. Ky njeri, i cili më vonë do të bëhej themeluesi i konservatorizmit modern, u […]

09:00
‘Zjarri po rrezikon pushuesit dhe banorët’/ Gjiri i Gramës ‘pushtohet’ nga flakët

Situata nga flakët e zjarrit paraqitet serioze edhe në Gjirin e Gramës.

08:51
Pengesat e reja me të cilat përballet ekonomia botërore

Rritja globale po rikthehet shpejt. Por rimëkëmbja nga pandemia është e pabarabartë dhe e brishtë, shkruan The Economist Pandemia shkaktoi rënie të frikshme ekonomike, por tani po shfaqet një bum i çuditshëm dhe energjik. Çmimi i naftës është rritur, ndërsa restorantet dhe kompanitë e transportit po luftojnë për të rekrutuar stafin. Ndërsa shoqëritë më të […]

08:41
Flakë në Veri e në Jug të Shqipërisë, ende vatra zjarri agresive

Në Shqipëri kanë mbërritur ndërkohë helikopterët zjarrfikës nga BE. Ende mbeten 10 vatra aktive të zjarrit, njëra mjaft e rrezkshme në Gjirokastër, ku kërkohet evakuimi i banorëve.

08:30
Rama poston videon nga lungomare në Sarandë: Më e bukur se asnjëherë tjetër!

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga lungomare e re e Sarandës.

08:12
Riaktivizohen vatrat e zjarrit mbi fshatin Dukat i Ri, helikopteri holandez nis punën!

Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit mbi fshatin Dukat i Ri, në Karaburun.

07:58
Varianti Delta i koronavirusit përbën 97 për qind të rasteve të reja në Gjermani

Varianti më ngjitës i koronavirusit Delta tani përbën rreth 97 për qind të rasteve të reja të COVID-19 në Gjermani.

07:43
Diell dhe temperatura deri në 38 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

07:15
​Kosovë/ Komunat me më së shumti raste aktive me COVID

Rastet me COVID-19 janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Vetëm të dhënat e fundit folën për 271 raste të reja. Deri më tani kemi 109,310 raste të konfirmuara me këtë sëmundje, ku fatkeqësisht prej tyre 2,270 kanë humbur jetën ndërsa 105,719 janë shëruar. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 1.321.

06:58
2 trajnerë të ekipit bjellorus dëbohen nga Lojrat Olimpike

Dy trajnerë të ekipit të Bjellorusisë janë dëbuar nga Lojrat Olimpike, katër ditë pasi u përfshinë në përpjekjen për të dërguar atleten Krystsina Tsimanouskaya në Bjellorusi jashtë dëshirës së saj. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) tha të premten se ka dëbuar dhe hequr kredencialet e trajnerëve Artur Shimak dhe Yury Maisevich.

06:32
Njihuni me pasojat që alkooli lë në organzimin tuaj

Tridhjetë sekonda pasi keni konsumuar alkooli, ai futet në trurin tuaj duke shkaktuar ndryshime në gjendjen tuaj shpirtërore, duke ngadalësuar reflekset dhe duke lëkundur ekuilibrin tuaj. Por çfarë ndodh më tej me organizmin tuaj pasi konsumoni alkool, ju ftojmë ta zbuloni më poshtë.

06:06
Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm

Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës. Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë.

05:40
Mënyrat natyrale kundër alergjisë nga myku

Alergjitë e shkaktuara nga myku janë të përhapura dhe të zakonshme. Ato shoqërohen me kruarje dhe tështima të cilat e vështirësojnë jetën e përditshme të njeriut.

05:05
Cili është ndryshimi midis goditjes dhe drobitjes nga i nxehti? Parandalimi dhe trajtimi i tyre

Sipas të dhënave, temperaturat mbi mesataren ose moti jashtëzakonisht i lagësht, vret çdo vit njerëz në të gjithë botën. Prandaj është e rëndësishme të dini se si të shmangni sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.

04:40
Rihana shpallet këngëtarja më e pasur në botë

Rihanna është zyrtarisht një miliardere tashmë.

03:36
Gerard Butler padit produksionin pasi e gënjyen për fitimet nga filmi

“Rënia e Olimpit”, një film aksion i drejtuar nga Antoine Foucault në 2013, fitoi 170 milionë dollarë në arka të kinemasë botërore.

03:13
Shkon mbi 560 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Brazil

Ka shkuar në mbi 560 mijë numri i personave që kanë humbur jetën në Brazil nga Covid-19.

02:44
Shkon mbi 112 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Francë

Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 26.460 raste të tjera me COVID-19. Sipas të dhënave të Institucionit të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend shkoi në 6.233.876.

02:20
Rritet sërish numri i të infektuarve/ Varianti Delta përbën 97% të rasteve të reja në Gjermani

Varianti Delta i Covid-19, i cili është varianti më i transmetueshëm përbën rreth 97 për qind të rasteve të reja të COVID-19 në Gjermani.

01:59
Shkon mbi 4,36 miliardë numri i dozave të vaksinës të administruara në mbarë botën

Numri i vaksinave të COVID-19 që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliard e 360 milionë.

01:48
Athinë, digjen shtëpitë/ Zjarret po shkatërrojnë dhjetëra fabrika në periferi të kryeqytetit

Athina është duke vuajtur pasojat e tmerrshme të zjarreve që po shkatërrojnë me qindra shtëpi, dhjetëra fabrika dhe biznese, një numër shumë të madh automjetesh si dhe kanë bllokuar edhe autostrada. Një zjarrfikës vullnetar humbi jetën nga flakët.

01:21
Vatra zjarri pranë Kalimashit/ Zjarret kanë djegur 40 hektarë pyje, rrezikojnë edhe banesat

Në zonën e Thirrës në Mirditë në malin e quajtur Runës ka vatra zjarri të shumta dhe po përhapen me shpejtësi.

00:56
Femra/ Kanadaja fiton medaljen e artë në Olimpiadë

Përfaqësuesja e futbollit të femrave të Kanadasë fitoi medaljen e artë në “Tokio 2020”, pasi mposhti Suedinë në finale pas gjuajtjeve të 11-metërshave.

00:34
I vuri zjarrin një zone pyjore, arrestohet 1 person në Greqi

Autoritetet greke kanë arrestuar një person nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme. Sipas drejtorisë së policisë së Atikës, personi i arrestuar është shtetas grek.

00:23
Italia “djeg” Britaninë e Madhe në stafetë, rekord medaljesh në Olimpiadë

Italia vazhdon të shkëlqejë në Olimpiadën e Tokios dhe që tani përfaqësuesja “axurre” ia ka dalë për të kaluar rendimentin e Lojërave Olimpike Të Romës, që u organizuan gjashtë dekada më parë në “Qytetin e Përjetshëm”. Në vitin 1960 Italia e mbylli Olimpiadën me 36 medalje gjithsej, 13 ari, 10 argjendi dhe 13 bronzi, ndërsa këtë herë, kur kanë mbetur edhe dy ditë që të përfundojë Olimpiada e 32-të e Lojërave Verore “të kaltrit” krenohen me plot 38 të tilla, 10 ari, 10 argjendi dhe 18 bronzi. Një pjesë e madhe e këtij suksesi vjen nga atletika, sepse, për hir të së vërtetës, në klasifikimin e përgjithshëm gjysma e medaljeve janë siguruar pikërisht nga “mbretëresha e sporteve”.

E premte, 06 Gusht 2021
23:57
Laporta: S’ka shpresa false, Messi ka të tjera oferta

Ka përfunduar, “Nuk dua të jap shpresa të gënjeshtërta”, – thotë Joan Laporta. Pas 20 vitesh Leo Messi lë Barcelonën. Në orën 11 të mëngjesit, presidenti i Barcelonës u prezantua në sallën e shtypit të Camp Nou dhe konfirmoi atë cfarë ishte deklaruar në komunikatën e publikuar nga klubi katalanas pasditen e së enjtes. “Fair Play financiar i La Ligës, nuk na lejon të rinovojmë kontratën e Leo Messi”, Laportën e pyetën nëse kishte ndonjë shans që situata të ndryshojë, ndonjë shpresë të fundit.

23:42
Harry Kane thyen heshtjen: Nesër dal në stërvitje

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, hedh poshtë zërat se nuk dëshiron të stërvitet te Tottenhami, përkundrazi, sulmuesi, i cili vendosi të thyente heshtjen, dha një mesazh të qartë në rrjetet sociale:

23:25
Nis kampionati francez, Nantes i rrëmben Monacos pikën në transfertë

Këtë të premte ngriti siparin kampionati elitar francez për sezonin 2021-2022 me sfidën e zhvilluar në stadiumin “Luigji i Dytë” mes Monacos vendëse dhe Nantes. Gjithçka u mbyll në barazim 1-1, rezultat që la të zhgënjyer vendësit e udhëhequr nga trajneri kroat, Niko Kovaç.

22:51
“Qetësohen” zjarret: 2 vatra kritike, 8 nën monitorim/ Helikopterët çek e holandez mund të jenë “shpëtimi”

Sot ishte dita me e qetë e ditëve të fundit, në luftën me zjarret në vend, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

22:49
Të gjithë sytë mbi engjëllin e Victoria’s Secret/ Bën namin me fotot me të brendshme

Modelja e Victoria’s Secret, Kelly Gale ka rrjetin social me foto tepër seksi në të brendshme të tejdukshme.

22:46
Kosova vë në kontroll të gjitha vatrat e zjarrit (Fotot)

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se pjesëtarë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkërendim me  KFOR, njësitet e zjarrfikësve të komunave, Policinë e Kosovës, si dhe institucionet tjera, kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territor.

22:42
Modelja e njohur pozon me fustanin vezullues të stilistit shqiptar (Fotot)

Winnie Harlw është një nga modelet më të suksesshme dhe më të paguara në botë.

22:30
Një pjesë e Athinës ‘pushtohet’ nga flakët/ Në një zonë bie stuhi e fortë breshëri (Pamjet)

Greqia është duke u përballur me një situatë tejet katastrofike, pasi zjarret kanë pushtuar një pjesë të mirë të saj.

22:28
DW: Krimet mjedisore mbeten të pandëshkuara në Shqipëri!

Situata e fundit e dëmtimeve të mëdha nga zjarret ka rikthyer në Shqipëri reagimin e publikut ndaj organeve ligjzbatuese për mosndëshkimin e autorëve të krimeve mjedisore, shkruan në një artikul DW.

22:25
Vihen nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se pjesëtarë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkërendim me  KFOR, njësitet e zjarrfikësve të komunave, Policinë e Kosovës, si dhe institucionet tjera, kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit.