Mostrat e para. Roveri i NASA-s në Mars në kërkim të jetës aliene

07/08/2021 13:41

Roveri Perseverance i NASA -s ka filluar të shpojë në sipërfaqen e Marsit dhe të mbledhë mostra shkëmbinjsh që do të merren nga misionet e ardhshme për analiza nga shkencëtarët në Tokë.

Agjencia Amerikane e Hapësirës publikoi të premten imazhe të një grumbulli të vogël me një vrimë në qendër të tij, pranë roverit – e para e gërmuar ndonjëherë në Planetin e Kuq nga një robot.

“Ka filluar mbledhja e mostrave”, shkroi në twitter Thomas Zurbuchen, zyrtar i NASA.

Vrima e shpuar është hapi i parë i një procesi të marrjes së mostrave që pritet të zgjasë rreth 11 ditë, me qëllim të kërkimit të shenjave të jetës së lashtë që mund të jenë ruajtur në depozitat e hershme të shtratit të liqenit.

Shkencëtarët gjithashtu shpresojnë të kuptojnë më mirë gjeologjinë marsiane.

Shkencëtarët besojnë se krateri përmbante një liqen të thellë 3.5 miliardë vjet më parë, ku kushtet mund të kenë qenë në gjendje të mbështesin jetën jashtëtokësore. NASA planifikon një mision për të sjellë rreth 30 mostra përsëri në Tokë në vitin 2030, për t’u analizuar me instrumente që janë shumë më të sofistikuara sesa ato aktuale.

Top Channel