Përfshihet nga flakët fshati Gjorgoz në Fier, forcat operacionale prej orësh në ‘luftë’ me flakët!

07/08/2021 13:40

Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit.

Zjarri ka filluar mëngjesin e së shtunës dhe i ndihmuar nga era flakët po përparojnë me shpejtësi.

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 punonjës dhe një mjet zjarrfikës.

Terreni i vështirë dhe era e fortë e vështirësojnë fikjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë me të gjitha mjetet për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, në mesditë, në ndihmë të zjarrfikësve ka ardhur edhe një helikopter që po ndihmon në fikjen e zjarrit nga ajri.

Për fat të mirë zjarri nuk paraqet rrezik për banorët, pasi është larg zonave të banuara.

Top Channel