Rreth 50 Ha pisha dhe shkurre janë përfshirë nga flakët në Malin e Rrunës, në fshatin Thirre në Mirditë.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, situata paraqitet problematike për shkak edhe të terrenit të vështirë, si dhe erërave të forta.

Në terren kanë ‘zbarkuar’ 10 efektivë zjarrfikës, 15 punonjës të bashkisë, gjashtë efektivë të Komisariatit të Mirditë, si dhe 3 specialist të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Sot shënohet dita e pestë që kur vatra e parë e zjarrit u shënuar në këtë zonë dhe flakët kanë përparuar ndjeshëm!

Fatmirësisht deri më tani nuk rrezikohen banesa, megjithëse në afërsi janë disa stane të braktisura që rrezikojnë të digjen.

Forcat e zjarrfikëses dhe punonjësve të policisë e bashkisë së Mirditës po ndërhyjnë kryesisht me mjete rrethanore për të shuar flakët, por ata e shohin si të pamundur, ndërsa vetëm ndërhyrja nga ajri do të minimizonte dhe shuante këto vatra.

Top Channel