I vuri zjarrin një zone pyjore, arrestohet 1 person në Greqi

07/08/2021 00:34

Autoritetet greke kanë arrestuar një person nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme. Sipas drejtorisë së policisë së Atikës, personi i arrestuar është shtetas grek.

Ai u arrestua pasi dyshohet se ka vendosur qëllimisht zjarr në zonë e Krioneri të Atikës. Ai u gjet prej punonjësve të mbrojtjes civile në një zonë të izoluar pyjore. Pikërisht pak minuta më vonë në atë zonë u ndez një vatër zjarri. Ai u ndalua prej policisë dhe në trup iu gjendën sende që përdoreshin për zjarrvënie të ngadaltë.

Prej kontrollit në banesë të arrestuarit iu gjetën edhe sende të tjera që përdoren për zjarrëvënie,si dhe sasi të vogla kanabisi. I pyetur prej agjentëve,ai pranoi se ka vendosur të ndezë zjarrin në një prej vatrave të shumta në zonën Krionerit dhe Varibobit,por nuk ka pranuar të tregojë arësyet dhe nëse ka vepruar për llogari të asaj që quhet “mafia e tokave në zonat pyjore”,apo e ka bërë për llogari të personave ose vendeve të huaja.

Më herët autoritetet greke thanë se prokuroria e Athinës ka urdhëruar hapjen urgjente të hetimeve nën dyshimet e forta se zjarret që po djegin në periferi të athinës,janë zjarrvënie me qëllim.

Zakonisht zjarret e qëllimshme i vendos “mafia e tokave pyjore”. Anëtarët e saj fillimisht e djegin një zonë të pyllëzuar,dhe në vazhdim rrethojnë sipërfaqe të territorit të djegur,për ta shitur pas atë për ndërtimin e vilave dhe banesave luksoze.

Top Channel