Vatra zjarri pranë Kalimashit/ Zjarret kanë djegur 40 hektarë pyje, rrezikojnë edhe banesat

07/08/2021 01:21

Në zonën e Thirrës në Mirditë në malin e quajtur Runës ka vatra zjarri të shumta dhe po përhapen me shpejtësi.

Sipas gazetareve tanë, rreth 40 hektarë pyje janë djegur në mbrëmje.

Terreni i vështirë dhe i lartë e bën të pamundur për mjetet e zjarrfikësve t’i afrohen vatrës. Vatrat janë afër tunelit të Kalimashit dhe zonës së banuar.

Top Channel