Era riaktivizon zjarrin në Kepin e Rodonit, vatër edhe në Qerret. Digjen binarët e linjës hekurudhore

07/08/2021 17:18

Në Kepin e Rodonit zjarri është fikur, po dhe riaktivizohet në varësi të erës.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës në Durrës, sipërfaqja e djegur është rreth 5 dynym dhe janë kryesisht ferra, shkurre dhe barishte.

Ndërkohë një zjarr ka rënë dhe në Qerret të Kavajës pranë linjës hekurudhore.

Lufta me zjarrin ka zgjatur rreth një orë dhe më pas është shuar. Për pasojë rreth 1.5 kilometra shkurre, ferra, por edhe binarë në transenë e hekurudhës janë djegur.

Top Channel