Guardiola jep dy lajme jo të mira për Cityn në prag të fillimit të sezonit të ri

07/08/2021 18:07

Kevin De Bruyne dhe Phil Foden nuk do të mund të luajnë për një kohë të gjatë, ka thënë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Foden u largua nga fusha me paterica pasi humbi finalen e Euro 2020 me Anglinë për shkak të lëndimit, ndërsa De Bruyne po rikuperohet gjithashtu nga një dëmtim i pësuar gjatë Euro 2020 me Belgjikën.

Mesfushori anglez pritet të humbasë ndeshjen e Community Shield dhe ndeshjet e para të sezonit të ri, ndërsa De Bruyne mund të kthehet në kohë për t’u përballur me Tottenhamin në ndeshjen e parë të Cityt në Premier League, përcjellë KosovaPress.

“Phil do të jetë jashtë fushës për një kohë më të gjatë, ka një dëmtim të rëndë, ne duhet të jemi të kujdesshëm me të”, tha Guardiola.

“Kevin ende nuk është gati. Unë mendoj se ai do të kthehet pak më shpejt se sa Phil. Por të dy janë akoma jashtë disponueshmërisë për skuadrën”, shtoi ai.

Top Channel