Fundjava ka sjellë një trafik të rënduar në rrugët e Shkodrës.

Situata paraqitet më problematike në hyrje dhe në dalje të qytetit, aty ku vargu i automjeteve nis që nga lagjja ‘Xhabije’ deri tek Ura e Bahçallëkut.

Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë, të cilët vendosin të kalojnë pushimet pranë familjarëve të tyre.

Ky trafik krijon probleme edhe në lëvizjen e automjeteve të ambulancës.

Top Channel