Champions League/ Sporting Lisbonë shënon fitoren e dytë, Sabah bën historinë dhe merr 3 pikët e para 13/10 21:14
Përfaqësuesja e futbollit të femrave të Kanadasë fitoi medaljen e artë në “Tokio 2020”, pasi mposhti Suedinë në finale pas gjuajtjeve të 11-metërshave.
Koha e rregullt dhe dy kohët shtesë nga 15 minuta u mbyllën në barazim 1-1. Suedia kaloi në epërsi me Blackstenius në minutën e 34 –t, ndërsa barazimi e ekipit kanadez erdhi nga këmbët e Fleming në minutën e 67 -të.
Suedezët dështuan në 4 nga gjashtë penalltitë e ekzekutuara, ndërsa vajzat kanadeze humben tri, duke triumfuar 3-2. E pafat futbollistja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani (futbolliste e Realit të Madridit), që dështoi në 11-metërshin e parë të Suedisë.
Top Channel