Vazhdon “Revolucioni” në Francë/ Protesta të reja kundër pasaportës së vaksinimit

07/08/2021 15:20

Në Francë nuk ndalen protestat kundër përdorimit të detyrueshëm të pasaportës së vaksinimit

Është e katra javë rresht që protestuesit mblidhen në sheshet e qyteteve te ndryshme duke e quajtur pasaportën e vaksinimit anti shëndetësore dhe një dokument që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

Dy ditë më parë Franca kaloi një ligj që zgjeron hartën e vendeve ku duhet dëshmia shëndetësore për të hyrë si në kafene, restorante, udhëtimet të gjata dhe në disa raste edhe spitale. deri tani lista përfshinte kinema, salla koncertesh dhe parqe me një kapacitet mbi 50 njerëz.

Disa persona dolën në protestë edhe kundër vendimit të qeverisë për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve të shëndetësisë.

Megjithatë sondazhet në Francë tregojnë se shumica e njerëzve i mbështesin pasaportat shëndetësore që u lëshohen si individëve të vaksinuar apo dhe atyre që japin prova se e kanë kaluar kovidin.

Mbi 36 milionë banorë apo 54% e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht.

Top Channel