Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, hedh poshtë zërat se nuk dëshiron të stërvitet te Tottenhami, përkundrazi, sulmuesi, i cili vendosi të thyente heshtjen, dha një mesazh të qartë në rrjetet sociale:

“Kanë kaluar gati 10 vjet nga debutimi im me “Spurs”-at. Çdo vit, ju, fansat, keni treguar dashuri dhe mbështetje maksimale. Kjo është arsyeja pse më dhemb të lexoj disa komente që u postuan këtë javë, duke më kërkuar që të tregoja profesionalizëm.

Edhe pse nuk do të hyj në detaje mbi situatën specifike, dua ta bëj të qartë se kurrë nuk do të refuzoja stërvitjen. Do të kthehem në stërvitje nesër, siç ishte planifikuar. Kurrë nuk do të bëja asgjë për të rrezikuar marrëdhënien tone. Ju keni më keni mbështetur plotësisht gjatë viteve të mia te Tottenhami. Gjithmonë ka qenë kështu, si sot. Harry.”

Në fakt, ka kohë që flitet për interesimin e Manchester City-t (e konfirmuar në konferencën e sotme për shtyp nga vetë Pep Guardiola). Duke pritur të dijë të ardhmen e tij, nesër Kane do të kthehet në stërvitje me ekipit ku ka qenë simbol absolut për shumë vite.

Top Channel