Riaktivizohen sërish disa vatra në Karaburun, helikopteri holandez në aksion për të shuar flakët (PAMJET)

07/08/2021 09:39

Helikopteri i ardhur nga Holanda, në ndihmë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve në vendin tonë për shuarjen e vatrave të zjarrit, ka nisur punën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mbi fshatin Dukat i Ri, në Karaburun janë riaktivizuar dy vatra zjarri, ndërsa helikopteri chinuk ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Pasi hodhi disa herë ujë në këtë zonë është nisur drejt Tiranës për t’u furnizuar me karburant, siç mund t shihet edhe nga pamjet, ndërsa vatrat vijojnë të mbeten aktive.

Pas gati dy javësh në luftë me zjarret, dje u shënua dita më e qetë, ndërsa falë punës së bërë nga FA, zjarrfikësit, emergjencat civile është bërë e mundur shuarja e shumë vatrave agresive në zona të ndryshme të territorit.

3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, mbërritën ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel