Rihanna është zyrtarisht një miliardere tashmë.

Pasuria e saj ka arritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë kështu, edhe këngëtarja femër më e pasur në botë, shkruan Forbes.

Forbes vlerëson se vlera e këngëtares me famë botërore tani është 1.7 miliardë dollarë, duke e bërë atë muzikanten femër më të pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

“Pjesa më e madhe e vlerës së saj neto prej 1.7 miliardë dollarësh nuk vjen nga të kënduarit, por nga kozmetika,” tha redaktori i Forbes Kerry Dolan për “GMA”

Top Channel