Shkon mbi 4,36 miliardë numri i dozave të vaksinës të administruara në mbarë botën

07/08/2021 01:59

Numri i vaksinave të COVID-19 që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliard e 360 milionë.

Sipas “Our World Data”, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 740 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 495 milionë e 330 mijë doza, SHBA me 348 milionë e 970 mijë, Brazili me 147 milionë e 210 mijë.

Më pas vazhdon Japonia me 99 milionë e 650 mijë, Gjermania me 93 milionë e 750 mijë, Britania me 85 milionë e 800 mijë, Franca me 75 milionë e 870 mijë, Turqia me 75 milionë e 267 mijë, Indonezia me 71 milionë e 40 mijë, Italia me 70 milionë e 590 mijë, Meksika me 69 milionë e 820 mijë, Rusia me 64 milionë e 610 mijë dhe Spanja me 58 milionë e 100 mijë doza.

Top Channel