Zjarret/ Digjen 3000 ha tokë në Maqedoninë e Veriut

07/08/2021 11:36

As Maqedonia e Veriut nuk i ka shpëtuar zjarreve shkatërruese.

Më shumë se 3000 ha toke janë janë djegur si pasojë e flakëve përvëluese, ndërsa beteja vazhdon ende.

Situata e vështirë atje, bëri që qeveria të shpallet gjendjen e emergjencës për 30 ditë, ndërsa deri më tani është shënuar dhe një viktimë.

Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se në shuarjen e zjarreve, krahas Qendrës për Menaxhim me Kriza, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë angazhuar të gjitha kapacitetet me të cilat disponon pushteti vendor, Armata maqedonase, policia dhe qytetarët.

Për të vënë në kontroll situatën me zjarret, në ndihmë kanë arritur dhe ekipet zjarrfikëse nga Serbia, Bullgaria, Austria dhe ekipet zjarrfikëse nga Sllovenia

Zjarret po vazhdojnë prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht në lindje të vendit.

Top Channel