EMA: S’kemi mjaftueshëm të dhëna, herët për të vendosur rreth dozës së tretë

07/08/2021 11:39

Rritja shqetësuese e rasteve me variantin delta të covid po shtyn shumë shtete të fusin në përdorim. në shtator, një dozë të tretë vaksine, apo përforcuese siç njihet ndryshe,.

Por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese.
Agjensia shprehet se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, ndërsa Gjermania dhe Franca kanë thënë se do të vazhdojnë planet e tyre për të administruar doza përforcuese.

“Aktualisht është shumë herët të konfirmojmë nëse dhe kur do të nevojitej doza përforcuese kundër COVID-19 sepse ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nga fushatat e vaksinimit dhe nga studimet që janë duke u kryer, për të kuptuar sesa zgjat mbrojtja nga vaksinat”, ka thënë EMA në një deklaratë.

Në të njëjtën linjë me agjensinë, është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila të mërkurën bëri thirrje që të ndalohet administrimi i dozave përforcuese derisa më shumë njerëz në mbarë botën të vaksinohen.

Ndërkohë një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se vendimet për vaksinim janë në duar të qeverive të shteteve anëtare të bllokut, por theksoi se BE-ja i inkurajon shtetet anëtare që për këtë çështje të marrin vendime që janë në përputhje me rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Barnave.

Top Channel