Mungojnë edhe 5 milionë euro për Lukakun, me Chelsean që deri tani ka vënë në pjatë 110 milionë. Nuk janë pak, por nuk mjaftojnë, për Interin kufiri minimal është 115.

Asnjë euro më pak. Në këtë mënyrë tratataivat e fundit zgjatën plot 8 orë, duke përfshirë edhe pushimet e nevojshme. Marina Garnovskaia i ka bërë menjëherë të qarta idetë e saj, kërkon të përfshijë një tjetër lojtar në operacion. Duke e marrë të mirëqenë refizimin e Inter për Marco Alonson, menaxherja e Abramovich ka nxjerë në skenë një tjetër listë emrash, ku shfaqen si Emerson Palmieri ashtu dhe Davide Zapaccosta, të dy të përfolur për interesin e zikaltërve më parë, por Administratori i Deleguar i Inter, Beppe Marotta ka kundërshtar, jo për paragjykim tyeknik, por për motive ekonomike. Interi ka nevojë për të maksimalizuar të hyrat financiare, pa rritur koston e pagave.

Komandon bilanci. Natyrisht dialogu duhet të bëjë llogaritë me kinezët, pasi drejtuesit e Inter i lënë gjithmonë fjalën e fundit pronarëve. Me rifillimin e negociatave Chelsea ka hequr dorë nga kundërshpërblimet teknike duke rriitur ofertën financiare duke e çuar në 110 milione euro. Interi ka rezistuar duke qëndruar stoik ndaj kuotës 115, pa u futur akoma te tema e bonuseve. Ndërkohë vetë Lukaku e përjeton situatën e pritjes me qetësi, jo vetëm pasi në termat personalë ka arritur akordin me blutë për një kontyratë 4 vjecare prej 12 milionë eurosh në sezon, plus 3 të tjerë në formë bonusesh, edhe pse dëshiron që të niset që të dielën, për tu vënë nën urdhërat e Tuchel për Superkupën europiane të së mërkures kundër Villarealit.

Nuk është e sigurt se gjithcka do të ece kaq shpejt. Nga ana tjetër Interi, pas shitjes së Lukakut ka nevojë tyë kompletohë punën për zëvendësimin e tij të shpejtë, pasi nisja e kampionatit është afër, dhe Inzaghit i duhet një pikë referimi në sulm. Në këtë aspekt do të jetë e rëndësishme për të kuptuar se sa do të jetë buxheti në dispozicion për merkaton. Për qendërsulmuesin e ri nuk do të shpenzohen më shumë se 40 milionë euro, por një nga emrat e përzgjedhur Dusan Vlahovic ka kosto më të madhe. Te Interi ju duhet të punojnë për ti dhënë garanci prohektit, pas humbjes së dy lojtarëve të rëndësishëm, Lukakut dhe Hakimit, por për ta arritur dicka të tillë duhet rritur zëri i investimeve, pasi është në lojë kompetitiviteti i Inter./SuperSport/

Top Channel