E martë, 20 Prill 2021
16:20
Shpëton fëmijën nga shinat e trenit, del videoja e momenti dramatik

Një punonjës hekurudhe në Indi është kthyer në hero, pasi arriti të shpëtonte një fëmijë që kishte rënë në shina, ndërkohë që treni po vinte përballë.

16:16
Kim Kardashian liston mbretërorë e miliarderë, si kandidatë të mundshëm pas divorcit me Kanye (fotot)

Kim Kardashian është duke tërhequr vëmendjen e emrave më të famshëm të elitës botërore teksa konsiderohet si “beqarja milionere më e kërkuar” pas kërkesës së divorcit nga Kanye West.

16:10
Del paralajmërimi për amerikanët: Mos udhëtoni në këto vende!

Departamenti amerikan i këshilloi amerikanët të shmangin 80% të vendeve nëpër botë për shkak të koronavirusit. Në një shënim të shpërndarë nga mediat, thuhet se DASH ka përditësuar udhëzimet e udhëtimit, dhe i mëshon idesë se pandemia vazhdon të përbëjë “një rrezik të paprecedent për udhëtarët”. “ Mos udhëtoni” është këshilla kryesore që përcillet në […]

16:09
BE do të sigurojë 651.000 doza të vaksinës për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian do të dërgojë 651.000 doza të vaksinës kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

16:03
Nën hetim për thirrjet për bojkot/ Antiterrori merr në pyetje drejtuesen e një organizate

Një 50 vjeçare që prezantohet si presidente e ‘Lëvizjes pan shqiptare ” është marrë në pyetje nga antiterrori pas thirrjeve të saj për bojkot të zgjedhjeve të 25 prillit dhe shpërndarje të trakteve për këtë qëllim.

15:58
Plagosja në xhami, heton antiterrori/ Rudolf Nikolli plagosi me thikë 6 besimtarë

Plagosja e pesë-fishtë që ndodhi një ditë më parë në xhaminë e Dine Hoxhës në rrugën e Kavajës, tashmë i ka kaluar për hetime të mëtejshme, antiterrorit.

15:57
Ritmet e vaksinimit. Shqipëria e para, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

Organizata e statistikave “Our World in Data”, publikoi këtë të martë një grafik me të dhënat më të fundit më numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës.

15:49
Kosovë-Serbi, 34 marrëveshje/ Nënshkrimi nisi në vitin 2013, shumica nuk po zbatohen nga Serbia

Janë bërë tetë vite, që kur Kosova dhe Serbia bënë hapin e parë drejtë arritjes së paqes.

15:47
Burgoset aktorja që postoi foton e zhveshur me të birin, për dhunë shtëpiake, imoralitet (fotot)

Një aktore është burgosur për 90 ditë nga një gjykatë në Gana për publikimin e një fotoje të zhveshur me djalin e saj 7-vjeçar.

15:42
Nis mësimi në gjimnaze/ Vitet e para dhe të dyta rikthehen në klasa

Në gjimnaze nuk ka më klasa të boshatisura. Pas rikthimit të maturantëve në 1 prill në 215 gjimnazet e 10 bashkive të cilësuara si zona të kuqe, me uljen e infektimeve shkollat e mesme kanë hapur dyert edhe për nxënësit e klasave të 10 dhe 11.

15:30
KQZ: Rezultatin, për 48 orë/ A do votojnë të infektuarit? Komisionerët nuk do ndalin askënd

Thirrjet  e partive politike sa herë që nuk janë dakord me rezultatin,  hap kutitë ose largohu do te jenë një histori e se shkuarës.  

15:29
Prokuroria përfundon verifikimin për kandidatin e PD/ Dokumenti, a rezultoi i pastër?

Prokuroria ka përfunduar verifikimet për kandidatin e PD Zef Hila.

15:25
“I zuri rrugën motrës me shami”/ Ndriçim Jonuzi, flet nga arratia: Nuk jam socialist, jam demokrat i vjetër

Ky është Ndriçim Jonuzi, person në kërkim për sulmin me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

15:23
“Shtratin e kam ngjitur me lopët, më zgjojnë çdo mëngjes”/ Fermeri ndërton stallën e lopëve në mes të shtëpive, banorët ankohen: Nuk jetohet mes zhurmës dhe mbeturinave

Banorët e një fshati në Vorë ankohen për stallën e lopëve që komshiu i tyre ka ngritur, ngjitur me shtëpitë e tyre.

15:23
Gjobitet Vetëvendosja/ 5 milionë lekë, shkeli rregullat anti covid gjatë fushatës

Lëvizja Vetëvendosje në Lezhë është gjobitur nga ana e policisë së Lezhës me 50 milion lekë të vjetra për organizim të tubimeve të paligjshme para  drejtorisë vendore të policisë Lezhë në kundërshtim me aktin normativ në fuqi sa i takon masave kufizuese anti covid.

15:21
Sozia e Rihanna-s habit me format në konkursin e bukurisë Miss BumBum (fotot)

Priscilla, një modele dhe ‘influencuese’ 29 vjeçare, shpreson që ngjashmëria e saj me këngëtaren e famshme nga Barbados, Rihanna, t’i sjellin çmimin e madh në konkurrimin Miss BumBum.

15:19
Ekonomi: PS mban premtimet. Takimet elektorale të kandidatëve të PS në zonën e Krujës

Ndërsa 25 prilli afrohet gjithnjë e më shumë kryesuesja e listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, kërkoi votëbesimin për një mandat të tretë për PS.

15:13
Veliaj: PD, fushatë si në vitet ‘90/ “Kush bërtet më shumë, e kush xhiron gomat e makinës”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte  në Shëngjergj, ku sipas tij  ekonomia lokale është ngritur vetëm gjatë viteve të fundit falë promovimit të agroturizmit dhe prodhimeve bujqësore.

15:12
Basha: Rama, frikë nga humbja/ Kreu i PD: Arsyeja se përse kryeministri sillet si diktator

Demokratët e konsiderojnë sulmin e armatosur në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë si ngjarje të rëndë me prapavijë politike. Gishtin e përgjegjësisë Lulzim Basha e drejtoi sërish nga Edi Rama .

15:09
Plagosja në zyrën e PD, 3 në kërkim/ Basha: Sulm ndaj PD. Reagon Rama: Sulmuesi, militant i PD

Incidenti i ndodhur në zyrën elektorale të PD në Kavajë ka trazuar politikën.

15:08
Rama: Basha mos politizojë/ Kryeministri: Meta të ndalë fushatën idiotekse të tensionimit

Kryesocialisti Edi Rama, xhirot e fundit të motorit elektoral i shtoi, nga njësia 5 në Tiranë njohur si një hambar votash për PS nga ku garon ish kryeministri Pandeli Majko.

15:05
“Tom Doshi”/ Prokuroria: Presim përgjigje edhe nga INTERPOl

Pas deklaratave të ambasadës amerikane për Tom Doshin i cili garon në zgjedhjet e e 25 prillit në logon e PSD në Tiranë dhe Shkodër, prokuroria i ka kërkuar informacion ambasadës.

15:01
Veliaj: Një xhiro e Lulit me “Bentley”, “Range Rover”, “Porsche” e “Lamborghini” sa gjithë ekonomia e Shëngjergjit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me deputetin e PS, Xhemal Qefalia ishin në Shëngjergj, ku ekonomia lokale është ngritur vetëm gjatë viteve të fundit falë promovimit të agroturizmit dhe prodhimeve bujqësore.

14:53
Kremlini i kërkoi që të largohej përkohësisht/ Ambasadori amerikan në Moskë kthehet në Uashington për konsultime

Ambasadori amerikan në Moskë tha të martën se do të kthehet në atdhe për konsultime – një lëvizje kjo që vjen pasi Kremlini e shtyu të largohej përkohësisht, ndërsa Uashingtoni dhe Moska po shkëmbejnë akuza.

14:52
Plagosja në zyrën e Partisë Demokratike / Kryebashkiaku i Kavajës: Ja kur u bë foto, ku ishte dhe Çim Jonuzi

Kryetari i bashkisë së Kavajës Redjan Krali reagon ndaj ngjarjes që trazoi ujërat e politikës shqiptare pak ditë para zgjedhjeve.

14:41
Kontrata e BE me 6 vende të rajonit/ Rama tregon sa doza të vaksinës Pfizer do të përfitojë Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga kontrata e bashkimit Europian me 6 vende të rajonit, Shqipëria do të përfitojë plot 145 mijë vaksina.

14:30
Shpërndarje e barabartë e vaksinave/ Cilët janë yjet botërorë që do të performojnë në koncert (Fotot)

Yjet e mëdha të muzikës, përfshirë edhe Jennifer Lopez dhe Selena Gomez, do të performojnë në një koncert online që synon mbështetjen e mekanizmit të  shpërndarjes së barabartë të vaksinave anticovid në të gjithë botën.

14:30
Raporti për gazetarinë, Shqipëria me ngritje por mes vendeve problematike

Organizata Gazetarët pa Kufi (RSF) thotë se gazetaria që ajo e quan vaksinën kryesore kundër dezinformimit, është bllokuar plotësisht ose pjesërisht në 73% të 180 vendeve të botës.

14:26
Shpërthime, helme,armë, kush është njësia 29155 që zhvillon luftën e fshehtë të Rusisë

Nga helmimi i agjentit të dyfishtë Sergei Skripal në Britani, tek grushti i shteti në Malin e Zi apo goditjet në Siri, të gjitha kanë një të përbashkët: pas tyre thuhet se qëndron krahu i armatosur i inteligjencës ushtarake të Moskës, që sulmon në hije.

14:19
Rëndohet situata, ambasadori amerikan largohet nga Moska

Në mesin e përshkallëzimit të tensioneve mes Washingtonit dhe Moskës, ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, njoftoi se do të  kthehet në Shtetet e Bashkuara për konsultime.

14:15
Sherr për parkimin, vret fqinjin me krikun e makinës

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së hënës Torre Annunziatën, në Napoli të Italisë, ku një 61 vjeçar është masakruar vetëm për vendin e parkimit të makinës.

14:14
E kombinuar në ngjyrat kuq e zi, Dua Lipa tërheq vëmendjen rrugëve të Londrës (Fotot)

Dua Lipa ka shkëlqyer me kombinimin e veshjes së saj, ndërsa u pa të largohej nga zyrat e Radio 1 në Londër e veshur me një palë çizme lëkure me takë të lartë.

14:06
“Ia kthen me të njëjtën monedhë”/ Rusia dëbon dy diplomatë bullgarë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë bullgarë si shenjë hakmarrjeje ndaj një veprimi të njëjtë të Sofjes, muajin e kaluar. Bullgaria kishte dëbuar diplomatët rusë, pasi prokurorët akuzuan për spiunim gjashtë persona, përfshirë oficerë të tanishëm dhe ish-ushtarakë të inteligjencës.

14:05
Greqia mbështet Kosovën: Të liberalizohen vizat!

Ambasadorja Chryssoula Aliferi, drejtuesja e Zyrës ndërlidhëse të Athinës në Prishtinë, pohoi për Radion Europa e Lirë se Greqia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj europiane, edhe pse pozicioni i vet kundrejt pavarësisë, “mbetet i pandryshuar”.

14:02
Fotot/ Lexuesit e buzëve deshifrojnë se çfarë i tha Harry Williamit në funeralin e Princ Philip

Princi Harry i tha Princit William se funerali i Dukës së Edinburgut ishte ‘siç do të donte ai’, kanë pohuar lexuesit e buzëve.

13:58
Bashkimi Europian: 651 mijë dozat për Ballkanin, vetëm hapi i parë

651 mijë dozat e vaksinave që BE-ja po dërgon në Ballkan janë sipas ministrit të jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, vetëm hapi i parë.

13:44
“Është vetëm fillimi”, Don Xhoni tregon planet e tij për karrierën (Fotot)

Reperi nga Drenica, Don Xhoni është një ndër më të pëlqyerit në vend dhe gjithë botën.

13:33
Basha takim me gratë: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Tiranë, ku kanë biseduar rreth problemeve që përballen sot dhe zgjidhjeve që ofron Partia Demokratike.

13:23
Plagosi me thikë 6 besimtarë në xhami/ Miku i Rudolfit: Shfaqi probleme mendore në muajin e dytë të karantinës, u largua nga të gjithë…

Rudolf Nikolli, nga Burreli hyri dje në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës dhe qëlloi me thikë 6 besimtarë.

13:22
Akuza ndaj Gonxhes/ Rama: Vëllai i përfitoi 400 mln lekë kur drejtonte koncesionin e kolaudimit. Kryemadhi publikon pagën e vëllait

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeminisrit Edi Rama, se në kohën që vëllai i saj ishte në krye të kolaudimit ka përfituar 400 milionë lekë.

13:14
Detaje të reja/ Çfarë e shtyu babain të ekzekutonte djalin me çifte?

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Koropi, në Greqi, pasi një 76-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri djalin e tij 48-vjeçar.

13:02
Vitrina e librit/ Qyteti i pasur: Si u bë Vënediku perandori detare- Roger Crowley

Banorët e Venedikut nuk kanë themele në kontinent e as nuk munden të kultivojnë tokën.

13:01
Vitrina e librit/ Perandoritë e detit- Roger Crowley

Banorët e Magrebit, mbështetur në librin e parashikimeve, besojnë se myslimanët do të bëjnë një sulm të suksesshëm kundër të krishterëve dhe do të pushtojnë tokat e të krishterëve evropianë përtej detit. Kjo, thuhet, do të ndodhë nga deti.

12:47
Biden letër Osmanit: Kujdes me dialogun Kosovë-Serbi!

Joe Biden e tregoi edhe një herë mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe atë që është synimi kryesor i kësaj nismës, arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse e cila do të kishte në fokus njohjen reciproke.

12:41
Balla takim me pensionistët në Librazhd: Nëse PS nuk do të kishte ardhur në pushtet, sistemi i pensioneve do të kishte falimentuar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me pensionistët në Fushë-Studën, Librazhd.

12:29
Rama: Patronazhistët e dinë kush është në autokolonën me xhama të zi të Lulit dhe të kujt janë makinat e shtrenjta

Kryeministri Edi Rama nga njësia nr.5 ka thënë se në karvanin politik të Lulzim Bashës janë ata që i përkasin Shqipërisë së vjetër, duke iu referuar këtu të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe shefave të policisë që kanë qenë të korruptuar dhe janë larguar nga sistemi i drejtësisë.

12:24
“Vota është armë”/ Rama: Gjuani 12-n që të ecim më shpejt! Vota e çuar te Luli është t’i biesh këmbëve

Kryeministri Edi Rama nga njësia 5 në Tiranë bëri apel për votimin e PS, me numrin 12.

12:20
Ardi Veliu falenderon policin hero që shpëtoi gruan shtatzënë me bashkëshortin e saj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Ardi Veliu priti në një takim, për ta falënderuar, punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa, i cili dy ditë më parë i ndodhur rastësisht dhe jashtë shërbimit në një zonë ku po ndodhte një konflikt që mund të sillte vrasje, ka ndërhyrë duke parandaluar.

12:20
Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës

Qeveria shqiptare hodhi hapin e radhës për të bërë realitet ndërtimin e aeroportit të tretë, atë të Vlorës.

12:15
Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi-numëruesve: S’ka më lojëra  me vonesa për nxjerrjen e rezultatit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se sot mbërrijnë fletët e votimit në qarqet Tiranë e Durrës.

12:15
Batuta e Ramës: Pandi nuk më donte si kryetar, më tha hiqi çorapet e kuqe dhe martohu!

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat nga njësia 5.

12:08
Rama apel Metës: Ilir dëgjo vajzën, shko në shtëpi! Je president akoma, nuk ka bërë vaki kjo çmendi!

Kryeministri Edi Rama nga njësia 5 në Tiranë nuk i ka kursyer akuza për presidentin Meta , ku i ka bërë thirrje të rri në rolin e Presidentit dhe mos të përzihet në fushatë.

12:05
Ndihma nga BE/ Von Der Leyen: 145 mijë doza vaksinash nga muaji maj

Bashkimi Europian fillon shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor në muajin maj.

11:59
“Nxori si viktimë një dordolec”- Rama i përgjigjet Metës: Ah sikur të gjithë drejtuesit të ishin si Blendi Gonxhja. Do isha krenar!

Denoncimi i një biznesmeni, i cili pretendonte se ishte gjobitur për shkak të bindjeve të tij politike është bërë publik dje nga Presidenti, Ilir Meta, ku ndër të tjera akuzonin drejtorin e DSHPTRR, Blendi Goxhe se nuk i kishte dhënë zgjidhje, pasi patronazhisti i kishte komunikuar bindjen politike të biznesmenit.

11:52
SHBA paralajmëron Rusinë: Mos guxoni të bllokoni Detin e Zi

Departamenti amerikan i Shtetit reagoi ashpër ndaj planeve ruse për të bllokuar disa pjesë të Detit të Zi, duke i cilësuar ato si “përshkallëzim të paprovokuar” të situatës.

11:51
“Meta ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit”- Rama për ngjarjen në Kavajë: Autori duhet çuar para drejtësisë. Politizimi i situatës…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku mbrëmjen e djeshme në selinë e PD-së u plagos një simpatizant i PD-së.

11:46
OBSH optimiste: Pandemia ikën për disa muaj!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë Covid 19 gjatë muajve të ardhshëm, nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.

11:34
“Fëmijët e Republikës”/ Rama: Ligji i parë që do kalojmë sapo të nisim mandatin e 3! T’i ngarkojmë shumicës qeverisëse barrën e prindërimit

Kryeministri Edi Rama tha se ligji i parë që do të kalojnë sapo të marrin mandatin e tretë do jetë kalimi i ligjit i dhënies së statusit “Fëmijët e Republikës”, të gjithë atyre fëmijëve që humbin prindërit për shkak të detyrës.

11:28
Hynë në selinë e PD-së dhe plagosën simpatizantin, lirohen nga detyra kryeinspektori i policisë bashkiake të Kavajës dhe oficeri

Pasditen e djeshme ne selinë e Partisë Demokratike, në Kavajë është plagosur me armë zjarri në këmbë nga tre persona, dy prej tyre me funksione publike, një simpatizant i PD-së.

11:21
Basha nga Kavaja: Rama ka frikën e humbjes, prandaj po bën veprime diktatoriale

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin elektoral këtë të martë nga Kavaja, pikërisht një ditë pasi atje u plagos një nga aktivistët e Partisë Demokratike të këtij qyteti, Bledar Okshtuni.

11:19
Joe Biden i shkruan letër Vjosa Osmanit: Normalizimi i raporteve me Serbinë kërkon kompromise të vështira

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqendrohej në njohjen reciproke.

11:13
Provokon Franca, dërgon anije në Mesdhe reagon menjëherë Turqia

Turqia e konsideroi një veprim provokues afrimin e një anije kërkimore franceze të shoqëruar nga një fregatë greke në “shelfin e saj continental”.

11:08
Ushtria ruse “provon dorën”, nis bombardimet në Siri

Rusia njoftoi se ka vrarë deri në “200 terroristë” në Siri gjatë një sulmi ajror të saj në një bazë në verilindje të Palmirës, ku pretendohet se grupe luftëtarësh ishin duke planifikuar sulme përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm.

10:50
PD nxjerr foton dhe i përgjigjet Ramës: Sulmuesit janë njerëzit e tu dhe kanë vepruar me qëllim!

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se ngjarja një Kavajë nuk ishte sulm politik dhe aq më shumë që autorët të ishin eksponentë të PS-së.

10:49
Shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën

Seanca për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla është shtyrë për datën 22 prill me qellim njoftimin e dëshmitarëve të Prokurorisë. Por ndërkohë vetë Llalla ishte i pranishëm sot.

10:38
Firmoset marrëveshja për Aeroportin e Vlorës/ Rama: Ishte si një mallkim! Moment më i rëndësishëm se vaksinat!Baca Behgjet na shpëtoi

Sot u nënshkrua kontrata për Aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet nga konsorciumi pjesë e të cilit është edhe politikani Behgjet Pacolli.

10:36
2 aksidente të ndryshme në Vlorë, arrestohen dy shoferë

2 drejtues mjetesh janë arrestuar pasi dje janë përfshirë në aksidente rrugore, me pasojë plagosjen e disa pasagjerëve.

10:29
Flet nga arratia autori i ngjarjes në Kavajë: Isha ‘i mbushur’ nga plagosja e besimtarëve. Basha m’i humbi sakrificat

Ndriçim Jonuzi/ Tahiri është autori i plagosjes së militantit të PD-së në selinë blu në Kavajë. Në një video nga arratia Jonuzi ka pranuar autorësinë e plagosjes, por nga ana tjetër ka theksuar se kjo ngjarje nuk është politike.

10:26
Basha takim ‘online’ me përfaqësues të Trajnimit Profesional në Gjermani: Sjellim investime dhe vende të reja pune, 5 gjuhë të huaja falas për qytetarët nën 35 vjeç

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë ‘online’ me përfaqësues të trajnimit profesional dhe të organizatave të zejtarëve të Gjermanisë, me qëllim përfitimin e ekspertizës të trajnimit profesional edhe në Shqipëri.

10:10
Izraeli shënon tetë raste me variantin indian të koronavirusit

Izraeli njoftoi se ka shënuar tetë raste me një variant të koronavirusit të identifikuar së pari në Indi.

10:05
Gjiknuri në Borsh dhe Lukovë: Vota për PS-në garanton vazhdimin e investimeve në zonën tuaj

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takimet elektorale më banorë në Borsh dhe Lukovë, ku i premtoi banorëve të zonës investime të mëtejshme.

09:57
Plagosja në PD-në e Kavajës/ Rama: Autori s’ka lidhje me PS është militant i PD! Meta: Bablok, shqiptarët e dinë mirë ku kurdisesh ti për…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur sërish kryeministrit, Edi Rama, pasi ky i fundit tha se autori i plagosjes së sekretarit të PD-së në Berat nuk është me PS, por simpatizant i PD-së.

09:52
Ngjarja në Kavajë/ Veliaj: Saliu e Iliri s’e mbajnë dot më peng Kavajën, të dëshpëruar nga humbja

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas incidentit për një vend parkimi mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

09:51
Kryesia federale e CDU-së mbështet Armin Laschet si kandidat për kancelar, bashkëpunëtori më besnik i Angela Merkel

Nga viti 2012 Armin Laschet është një nga të pesë zëvendëskryetarët e partisë CDU. Katoliku nga zona e Rinit ka qenë gjithmonë partner i besueshëm i drejtuesit/es aktual/e të partisë.

09:44
U kapën në lokal pas orës 22:00, arrestohen dy ish të dënuar dhe një 37-vjeçar. Gjobitet edhe pronari i lokalit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, pasi u konstatuan se kishin thyer rregullat për zbatimin e masave anti-COVID.

09:42
Durrës/ “BMW”-ja përfshihet nga flakët, gjatë natës

Një automjet “BMW” është përfshirë nga flakët në Durrës, rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm.

09:29
Plagosja e 6 qytetarëve në xhami/ Çështja i kalon për hetim antiterrorit

34-vjeçari, Rudolf Nikolli, nga Burreli hyri dje në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës dhe qëlloi me thikë 6 besimtarë.

09:25
Plagosja e simpatizantit brenda selisë së PD/ Meta: Ngjarja, e organizuar nga shtabi elektoral i Rilindjes në Kavajë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një simpatizant i PD-së është plagosur me armë zjarri brenda selisë blu është një ngjarje e organizuar nga shtabi elektoral i Rilindjes në këtë qytet.

09:16
5 milion lekë gjobë për Lëvizjen Vetëvendosje/ Organizoi tubim, duke shkelur masat anti Covid

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 50 milionë lekë (të vjetra) në Lezhë, pasi, sipas policisë ka bërë organizime në kundërshtim me aktin normativ në fuqi.

09:16
Ekonomi takime elektorale në Krujë: Vota për PS, votë për projektet madhore që do të transformojnë vendin

Kur duhen dhe pak ditë nga beteja e 25 prillit, kryesuesja e listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, ka vijuar takimet elektorale në Krujë ku ka kërkuar nga qytetarët që t’i besojnë Partisë Socialiste edhe një mandat të tretë për përfundimin e projekteve madhore që kanë nisur.

09:11
“Porosia” çon në pranga 44-vjeçarin, synonte të kalonte drejt Malit të Zi tetë emigrantë të paligjshëm

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar tetë emigrantë të paligjshëm, me qëllim për t’i kaluar drejt Malit të Zi.

08:56
Elbasan/ Shtatë persona bien në prangat e Policisë, dyshohet se kanë hedhur në treg para të falsifikuara (FOTO)

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “World Coins”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, ku si rezultat kanë rënë në pranga shtatë persona.

08:48
U kap duke transportuar 17 emigrant të paligjshëm, arrestohet 34 vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit, drejtë vendeve të BE-së.

08:39
Rriten shqetësimet për udhëheqësin e opozitës ruse/ Avokati i Alexei Navalny: Kritiku i Kremlinit duket është keq

Alexei Liptser, avokati i politikanit të burgosur opozitar Aleksei Navalny, i cili është në grevë urie prej tri javësh, ka thënë se klienti i tij duket në gjendje të keqe, duke rritur shqetësimet për shëndetin e kritikut të Kremlinit.

08:09
Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare politikani i njohur në SHBA

Ish zv-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Walter Mondale ka vdekur në Minneapolis të hënën në moshën 93-vjeçare. Lajmin e dhimbshëm e njoftoi familja e tij.

08:06
Autobusi përplaset me makinën në qendër të Tiranës, plagosen katër qytetarë

Një autobus është përplasur me një makinë mëngjesin e ditës së sotme në qendër të Tiranës.

07:16
Reshje dhe rritje e lehtë e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje herë pas here.

06:52
Guterrez për klimën: “Jemi në buzë të humnerës”

Viti 2020 ishte një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë dhe u karakterizua nga zjarre, thatësira, përmbytje dhe shkrirje akullnajash, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar të hënën.

06:32
Zbuloni si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion. Kjo për faktin se ka pretendime sipas të cilave pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, ajo mund të ketë një ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.

06:16
Njihuni 8 përfitimet shëndetsore të mollës së sheqerit

Molla e sheqerit ose ndryshe Annona cherimola, është një frut i gjelbër, në formë të rrumbullakët, me lëkurë me luspa dhe me një shije të ëmbël. Mendohet se origjinën e ka në malet Ande të Amerikës së Jugut dhe rritet në zona tropikale me lartësi të mëdha.

05:58
Arsyet, pse duhet të konsumoni vezët e shkurtëzës për shëndetin

Veza e shkurtëzës është e pasur me vitamina dhe minerale. Shkurtëza si shpend në Shqipëri njihet edhe me emrat cyrle mali ose qikëll. Konsumi i rregullt i vezëve të saj ndihmon organizmin të shmangë dhe luftojë disa sëmundje, sidomos ato të stomakut siç është ulçera.

05:30
Bamja/ Vlera të rralla për të gjithë organizmin

Bamjen ose e do ose e urren. Rrugë të mesme nuk ka. Bamja qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat. Duke e paragjykuar në shije, ne shpesh kemi neglizhuar vetitë ushqyese të saj.

05:05
OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve

Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë globale COVID-19 në muajt e ardhshëm, por me kusht që ajo të shpërndajë burimet e nevojshme në mënyrë të drejtë, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

03:57
NASA teston fluturimin e parë me helikopter në Mars

Agjencia amerikane për studimin e hapësirës (NASA) njoftoi se fluturimi i parë i helikopterit në Mars është kryer me sukses, që është edhe fluturimi i parë i një anije kozmike me motor në një planet tjetër.

03:26
Francë, 140 të vdekur dhe 29.344 raste të reja me COVID-19

Franca ka regjistruar 29.344 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit.

03:03
Britania i bën thirrje Rusisë të lirojë menjëherë opozitarin Navalny

Britania e Madhe është thellë e shqetësuar nga përkeqësimi i situatës shëndetësore të opozitarit rus Alexei Navalny i cili ndodhet në burg.

02:44
Turqia raporton 55.149 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 55.149 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.862 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuar me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 4.32 milionë.

02:22
Kush është gruaja që mund të jetë kancelarja e re e Gjermanisë

Ambientalistët gjermanë të Partisë së Gjelbër njoftuan të hënën se për herë të parë kjo forcë politike do të vërë kandidat për postin e kancelarit të vendit, duke prezantuar si kandidate për zgjedhjet kombëtare të shtatorit bashkë-kryetaren Annalena Baerbock, ndërsa blloku i qendrës së djathtë i kancelares Angela Merkel është zhytur në një konflikt të brendshëm për pushtet.

01:59
Presidenti Meta vizitë aktivistit të PD në spitalin e Durrësit: Thirrje Prokurorisë dhe Policisë që kjo ngjarje të hetohet sa më shpejt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në mesnatë aktivistin e e Partisë Demokratike, z.Bledar Okshtuni, të plagosur me armë zjarri brenda në zyrën elektorale në Kavajë.

01:37
Plagosje në zyrat e PD në Kavajë/ Policia: Autori Ndriçim Jonuzi, me precedentë. Basha: Atentat kundër PD. Rama: E patolerueshme

Një person mbeti i plagosur brenda një zyre elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë mbrëmjen e së hënës, por është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një vend parkimi pranë zyrës elektorale të Partisë Demokratike ku edhe ndodhi ngjarja.