25 forca të ushtrisë, zjarrfikëses dhe pyjore po punojnë për shuarjen e flakëve në Katund të Vjetër. Ndërkohë pritet të mbërrijë dhe helikopteri cek për të kryer ndërhyrje nga ajri.

Ndërsa 40 forca ushtarake kanë mbërritur në Fanë Mirditë, ku po punohet edhe me helikopter me kapacitet prej 10 mijë litrash për shuarjen e flakëve.

Më parë, banorët kërkuan përforcim të ndërhyrjeve nga ajri për shkak se ndërhyrja nga toka është e pamundur. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë ndodhen në terren duke bërë verifikimet e duhura në afërsi të banesave, të cilat janë më të rrezikuara nga zjarret.

Bajron Nikolli, banor dhe operator turistik tha se situata është problematike ndërsa zjarret kanë larguar turistët.

“Prej disa ditësh situata vijon të jetë problematike. Turistët janë larguar nga zona për shkak të situatës me zjarret dhe tymit që ka mbuluar fshatin turistik. Zjarret, përveç dëmeve të shkaktuara në pyje kanë bllokuar edhe shtigjet që përdoren nga turistët për hiking”, tha Nikolli.

Top Channel