Situata në Afganistan/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Dështimi i udhëheqësve afganë solli tragjedinë që shohim sot

17/08/2021 16:08

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar për hyrjen e trupave talebanë në Afganistan dhe situatën kaotike që është krijuar duke theksuar se kolapsi është shkaktuar nga dështimi i udhëheqjes afgane.

Stoltenberg thotë se “lidershipi politik afgan nuk arriti të qëndrojë” dhe se “ky dështim i lidershipit afgan solli tragjedinë që ne jemi shohim sot”.

Vërejtjet e tij erdhën pasi ai mbajti një takim të martën me të dërguarit e NATO -s për të diskutuar pasojat e fitores së talebanëve në Afganistan.

Duke iu referuar mënyrës se si forcat e armatosura afgane “u shuan” përballë ofensivës talebane, Stoltenberg tha se “ishte një surprizë, shpejtësia e kolapsit dhe sa shpejt ndodhi”.

Ndër të tjera shtoi se “ka mësime që duhen mësuar” në NATO.

Top Channel