Më 18 gusht hapen shkollat, COVID shuan tre mësues në vetëm dy ditë

17/08/2021 16:45

Tre mësues në rrethin e dytë më të madh shkollor të Floridas kanë ndërruar jetë nga Covid-19 brenda dy ditësh  njëri pas tjetrit.

Vdekjet vijnë vetëm disa ditë para se shkollat ​​e qarkut Broward të hapen më 18 gusht.

Guvernatori i Floridës ka thënë se nuk do financojë shkollat me maska pas kërkesës së drejtorëve.

Protokollet e viruseve janë bërë objekt i ashpër debati ndërsa varianti Delta po përhapet në SHBA.

Presidentja e Unionit të Mësuesve Broward, Anna Fusco fillimisht tha se katër mësues kishin vdekur, por sindikata sqaroi më vonë të premten se vetëm dy ishin mësues, një i tretë ishte një asistent mësimdhënës dhe një i katërt ishte një i diplomuar. Sindikata tha se ata kishin vdekur nga komplikimet e lidhura me Covid-19.

Ata gjithashtu thanë se tre prej tyre nuk ishin të vaksinuar, ndërsa askush nuk kishte qenë brenda shkollës kohët e fundit.

Lajmi vjen ndërsa studentët e Broëard County përgatiten të kthehen në klasa javën e ardhshme, rrethi është i gjashti më i madhi në vend, me mbi 272,000 nxënës.

Bordi i shkollës Broward këtë javë votoi për të kërkuar që studentët të maskohen në shkolla, duke sfiduar urdhrin e Guvernatorit Ron DeSantis dhe kërcënimin e tij për të ndaluar pagat e udhëheqësve që e bëjnë këtë.

Sidoqoftë, Florida ka vetëm shkallën e 26-të më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në SHBA, me 185 vdekje për 100,000 njerëz.

Kjo ndodh pavarësisht se Sunshine State ka një nga popullsitë më të moshuara në SHBA.

Shkalla më e lartë e vdekjeve është në New Jersey, me 300 të vdekur për 100,000 njerëz, e ndjekur nga New York dhe Massachusetts.

Top Channel