Dashuria e Sergi Robertos për Barçën, do të rinovojë me ulje page

17/08/2021 19:27

Sergi Roberto, kapiteni i tretë i Barcelonës, ​​ka vendosur të qëndroje te Barcelona.

Mesfushori spanjoll i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së klubit për të formuluar një kontratë të re, ndikuar nga rrethanat aktuale të vështira ekonomike. Sergi Roberto ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës, e cila përfundon në qershor 2022.

Ai është i gatshëm ta firmosë rinovimin, qoftë me kushte të reja financiare (ulje page), pasi dëshira e tij është të japë kontribut në këtë moment të vështirë në klubin ku u rrit si futbollist.

Negociatat janë në rrugë të mbarë dhe sipas të gjitha gjasave firma do të vijë në fund të muajit.

Sergi Roberto, në të njëjtën linjë me Gerard Piqué, pranon uljen e pagës dhe në dy vitet e ardhshme ai do të ketë një kontratë sipas nevojave të klubit. Mesfushori ishte i qartë që në fillim dhe i dha përparësi qëndrimit te Barça, pavarësisht situatës komplekse në klub.

Top Channel