Një 76-vjeçar është mbytur duke u larë në Durrës pasditen e sotme.

Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, në orën 16:30, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel