Lezhë/ Po udhëtonte me kamionçinë, 34-vjeçari qëllohet me armë zjarri

17/08/2021 20:56

Një 34-vjeçar është qëlluar me armë mëngjesin e sotëm në Lezhë. Plumbi ka prekur mjetin me të cilin udhëtonte.

Shkak dyshohet se është bërë pikërisht kamionçina e Alfred Gjokës, të cilën e ka blerë para disa muajsh, por ka pasur probleme.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi A.Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel