Maqedonia e Veriut do të strehojë përkohësisht 450 afganë

17/08/2021 22:52

Maqedonia e Veriut do të pranojë 450 afganë që po ikin nga talebanët dhe do t’i strehojë ata derisa të kompletohet procesi i aplikimit për viza speciale amerikane.

Këta persona janë punëtorë dhe anëtarë të familjeve të afganëve, të cilët kanë punuar në misionet humanitare dhe paqeruajtëse, aktivistë nga organizata për të drejta të njeriut, gazetarë, përkthyes dhe studentë, ka thënë Qeveria maqedonase përmes një deklarate më 17 gusht.

Shkupi ka thënë se do të pranojë edhe afganë “të cilët kanë mbështetur trupat e NATO-s në 20 vjetët e fundit, përfshirë ushtrinë e Maqedoninë e Veriut”, e cila ka kontribuar me ushtarë te forcat e koalicionit – të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara – në Afganistan në periudhën 2002-2008.

Aktualisht në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit janë duke u zhvilluar një mori operacionesh të transferimit të personave që janë tejet të frikësuar nga regjimi i talebanëve./ REL

Top Channel