“Kanë ADN gjarpri”/ Babai vret me shtizë dy fëmijët e mitur!

17/08/2021 16:32

Përpara hetuesve, 40 vjeçari Matthew Taylor Coleman nuk shfaqi asnjë pendesë.

Burri duket i bindur se i ka bërë njerëzimit një të mirë të madhe pasi vrau dy fëmijët e mitur me shtizën e pushkës së tij të ujit. Coleman ka folur për të parën herë pas ngjarjes makabër, duke i thënë zyrtarëve federale se djali i tij 2 vjeçar dhe vajza 10 muajshe do të ktheheshin në përbindësha kur të rriteshin, e kështu, ai po i bënte një nder shoqërisë.

Pronari i një shkolle sërfi në Kaliforni ishte ndjekës i lëvizjes Qanon dhe teorive të konspiracionit të Iluminatit. Ishte pikërisht teori të tilla që e kishin shtyrë të besonte se e shoqja kishte ADN gjarpri, të cilën ua kishte kaluar edhe fëmijëve. Ishte e shoqja e 40 vjeçarit ajo që telefonoi policinë e shqetësuar duke thënë se i shoqi kishte marrë dy fëmijët e ishte larguar pa i thënë se ku po shkonte, ndërsa më tej nuk i përgjigjej telefonatave të saj.

ADN -ja e gjarprit” ka të ngjarë të jetë një referencë ndaj teorisë së komplotit mbi “njerëzit-hardhuca”, e cila pretendon në mënyrë të pavërtetë se zvarranikë alien drejtojnë fshehurazi botën dhe kanë zënë poste të rëndësishme në qeveri, banka dhe Hollivud.

Top Channel