05:45
Irani ekzekuton gazetarin që inkurajoi protestat e vitit 2017
Irani ekzekutoi të shtunën një gazetar disident, lidhur me shkrimet e tij në internet që ndihmuan në frymëzimin e protestave mbarëkombëtare për gjendjen ekonomike në vitin 2017, thanë autoritetet, vetëm disa muaj pas kthimit të tij në Teheran në rrethana misterioze. Televizioni shtetëror iranian dhe agjencia shtetërore e lajmve IRNA thanë se Ruhollah Zam, 47 vjeç, u var në orët e para të ditë së shtunë. Njoftimet nuk japin hollësi të mëtejshme.